33 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohen 2 persona në Sarandë (EMRAT)

33 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohen 2 persona në Sarandë (EMRAT)

Droga e sekuestruar nga policia

SARANDË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e djeshme, pasi u kapën duke transportuar 33.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva drejt kufirit grek. Të arrestuarit janë: 

Alment Bakullati, 27 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Klement Domeri, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën personat e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur "Piramida 71/5". Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Piramida"

Sekuestrohen 33.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Kapen në flagrancë autorët

Seksioni për Krimet, Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda Sarandë në bashkëpunim më Kufirin dhe Migracionin Sarandë dhe Policinë Greke, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni antidrogë, mbi bazën e të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Alment Bakullati, 27 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Klement Domeri, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Shërbimet e mësipërme bënë të mundur kapjen e tyre pasi më datë 15.09.2018, këtyre shtetasve në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu bllokua dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 33 kilogramë e 4 gramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur "Piramida 71/5".

Materialet iu derguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve