Palët nuk pajtohen, ndërpritet seanca gjyqësore mes Ballës dhe Bashës për Toyota Auris-in (VIDEO)

Palët nuk pajtohen, ndërpritet seanca gjyqësore mes Ballës dhe Bashës për Toyota Auris-in (VIDEO)

Taulant Balla sot në seancën gjyqësore ndaj Bashës

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën Penale është zhvilluar seanca gjyqësore e pajtimit mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës për akuzën e Ballës për 3.4 mln eurove në Toyota Auris.

Kjo është seanca e dytë që zhvillohet mes kreut të PD-së Basha, i cili u përfaqësua nga avokatët e tij, Gazment Bardhi e Ivi Kaso, dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla që ishte i pranishëm, i shoqëruar në sallë nga avokati Gentjan Rumano.

Në momentin e mbërritjes në ambjentet e Gjykatës, Taulant Balla ka parë avokatët e Bashës dhe është shprehur para kamerave se: S'paska ardhur gjumashi!

Gjatë seancës, avokati Bardhi është shprehur se qëndrimi i tij është se Basha i qëndron deklaratave publike, të cilat janë bërë nën cilësinë e kreut të opozitës.

Ndërsa Balla ka rikonfirmuar gjithashtu dëshirën për mospajtim me Bashën.

Rikonfirmoj se s’kam dëshirë të pajtohem me Bashën. Dua t’i shkoj në fund procesit gjyqësor pasi Basha ka shpifur. Por meqënëse Balla si kap oraret në mëngjes të lëmë një orar në mesditë të vijë dhe i akuzuari.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS

Por në këtë moment ka ndërhyrë gjykatësi Gerd Hoxha, i cili i ka kërkuar palëve që në momentin që marrin pjesë në seancë të mos bëjnë politikë dhe të respektojnë Gjykatën. Pasi palët nuk u pajtuan, trupa gjykuese ka kërkuar njoftimin e prokurorisë në proces. Ndërsa seanca e radhës është vendosur në datën 23, në orën 11:30.

3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën dhe kjo është padia e parë që do shqyrtohet lideri demokrat. Ndërsa padia e dytë është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë. Lulzim Basha foli në parlament se ishin nisur drejt Shqipërisë një shumë e konsiderueshme eurosh brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe.

Taulant Balla sot në seancën gjyqësore ndaj Bashës

Më herët Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

Operacionit policor për kapjen e 3.4 milion eurove në portin e Durrësit disa javë më parë i parapriu në parlament me një deklaratë nga Lulzim Basha në parlament më 21 Qershor 2018 për ekzistencën e një makine Toyota Yaris, brenda të cilës po transportoheshin 1.5 milionë euro.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën e u nisën nga porti Barit.

Taulant Balla sot në seancën gjyqësore ndaj Bashës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
'Toyota Auris', avokati i Bashës: Seanca e pajtimit? I qëndrojmë deklarateve tona

TIRANË- Një prej avokatëve të kreut të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi, jashtë Gjykatës është shprehur se Basha ishte tërësisht i përfaqësuar në procesin gjyqësor për “Toyota Auris”.

Basha nuk ka asnjë hall në këtë proces. Ndjehet i përfaqësuar. Ai i qëndron të gjitha deklarimeve të bërë për këtë çëshjte. Ky është proces ligjor.

Gazment Bardhi, avokat

Pas kësaj, Bardhi konfirmoi sërish deklaratat e Bashës, i cili e quajti Ballën si person të përfshirë në eurot e bllokuara në Durrës.

Procesi sot ishte një seancë pajtimi, ne shprehëm se i qëndrojmë të gjithë atyre që kemi deklaruar në fillim. Personalisht Balla ka hallin e tij dhe vjen në Gjykatë. 

Gazment Bardhi, avokat

Ora 10:09
Balla pas seancës: Basha s'do vijë ndonjëherë, i ka fobi këto godina

Pas seancës gjyqësore, Taulant Balla është prononcuar për kamerat duke u shprehur se nuk e besonte se Basha do të vinte ndonjë herë që të përballej me të për çështjen "Toyota Auris".Më tej, Balla mjaft i vendosur është shprehur edhe njëherë jashtë Gjykate se do t’i shkojë deri në fund këtij procesi.

Po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare në tërësi për të ndarë përfundimisht shpifësit. Unë e dija që Lulzim Basha ka fobi nga këto godina dhe nuk e besoj që do të paraqitet ndonjë ditë. Dhe të vijë që të përballet me akuzuesin. Unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi dhe do të fitoj një vendim gjykate. Kur thamë që Berisha i  dha Bashës PD-në në dorë si një lodër, ky kalamani po e thyen lodrën përditë.

Taulant Balla

Në fund Balla, tha se në fund të procesit nga Krimet e Rënda, do të ketë edhe një proces për dënim e shkaktuar dhe se paratë do t'ja dhurojë fëmijëve jetimë.

Do të kemi edhe një proces civil për dëmin e shkaktuar. Më pas do ua dhurojmë fëmijëve jetimë. Po Luli ka shumë para, paguan 200 mijë euro Babalen.

 Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 10/10/2018 17:07

    po ke lek te modh ti o vlla ke ardh ngs fshati lunik i librazhdit,prandaj i dhuro leket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet