'Jeruzalemi', reagon ambasada e
SHBA: Vijojmë punën për paqen

'Jeruzalemi', reagon ambasada e<br />SHBA: Vijojmë punën për paqen<br /><br>
Pas votimit të djeshëm në OKB kundër vendimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, ka ardhur dhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila në një deklaratë për mediat shkruan se, "Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit".

Në emër të SHBA, Ambasada shkruan se "do të vazhdojmë të punojmë për paqen, jë proces i cili do të ofrojë rezultatin më të mirë prë popullin Izraelit". 

"Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez", shkruhet në deklaratën e shpërndarë nga ambasada për mediat.

OKB ka votuar dje me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenim projektrezolutën që rrëzon vendimin e Donald Trump për të shpallur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Shqipëria është rreshtuar krah vendeve që votuan kundër SHBA. Mes 9 shteteve që kanë votuar kundër rezolutës së OKB e cila është mbështetur edhe nga BE, kanë qenë SHBA dhe Izraeli, ndërsa në 35 vendet që abstenuan është edhe Kanadaja.

okb

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të