'Si e internuan serbët firmëtarin e
pavarësisë Dibra për gjuhën shqipe'
Flet për Report Tv i biri, Fatmir Dibra

'Si e internuan serbët firmëtarin e<br />pavarësisë Dibra për gjuhën shqipe'<br />Flet për Report Tv i biri, Fatmir Dibra
Ndër 40 firmëtarët e pavarësisë vetëm Myrteza Dibra i ka ende gjallë fëmijët. Takojmë djalin e tij Fatmir Dibrën. 

Myrteza Dibra, një mjek i shquar që kishte studiuar në Stamboll për Teologji e më pas në Universitet franceze për mjekësi nuk jetoi gjatë. Vdiq në moshën 59-vjeçare. 

Veprimtaria e tij si patriot për gjuhën shqipe, internimi nga serbët pas shpalljes së pavarësisë dhe puna si mjek patën kosto të rëndë për shëndetin, thotë i biri, Fatmiri. Babai e la 6 vjeç, ndërsa kujtimet sesi u themelua pavarësia i dëgjonte shpesh nga nëna e tij.

Nënë Nebija, bashkëshortja e Myrteza Ali Strugës, sic njihje në atë kohë nga të gjithë po rriste 7 fëmijë e vetme.

Dhe nëse duam të dimë se cila ka qenë mbështetja e shtetit, Fatmiri pohon me trishtim se jo vetëm familja e tij, por të gjitha familjet e firmëtareve të pavarësisë janë lënë në hije. 

Djali i Myrteza Dibrës, firmëtarit të pavarësisë, pohon se në periudhën e diktaturës 28 nëntori festohej në mënyrë të zbehtë dhe nuk kishte ndonjë nderim të veçantë për firmëtarët. Në këtë intervistë Fatmiri zbulon edhe një kujtim nga fëmijëria, kur u ftua në festën e Vitit të Ri në rezidencën mbretërore.

Jemi me fat që ju takojmë, se ju jeni të vetmit fëmijë të një firmëtari të Pavarësisë që jeni gjallë, ndërkohë që të gjithë kanë gjallë vetëm nipërit ose mbesat. Si e kujtoni babanë tuaj, dhe cfarë ju ka treguar ai për shpalljen e Pavarësisë? 

Për babanë tim më përpara nuk ishte shkruar asgjë dhe në internet kishte vetëm nja katër reshta dhe shkruhej vetëm ditëlindja dhe dita e vdekjes. Mirëpo babai im i kishte gjithë ata trashëgimtarë. Të paktën tani që flasim jemi katër vëllezër e një motër që jemi gjallë, e plot nipër e mbesa. 

Babai im ka studiuar fillimisht në Stamboll për teologji dhe më vonë në Universitetin francez për mjekësi. Atje u diplomua si mjek i zoti. Atje kishte në klasë Omer Nishanin që ishte në atë kohë edhe Kryetar i Kuvendit Popullor. Atje takoi edhe Hajdar Blloshmin me vajzën e të cilit Fadilen u martua, por ajo vdiq dhe i la një vajzë 6 vjeçe. 
Babai im që në Stamboll kishte filluar aktivitetin e tij atdhetar për përhapjen e gjuhës shqipe, se nuk lejohej gjuha shqipe. Mori me vete disa abetare kur erdhi në Shqipëri hde nisi punën. Ai shkonte në fshatra, ne Pogradec. Madje një profesor i muzikës Krasta më thoshte se “Doktor Myrtezai na merrte në barka dhe na mësonte gjuhën shqipe se nuk lejohej. Po ashtu ka punuar shume me babanë e Mitrush Kutelit për gjuhën shqipe, ka pasur një librari babi i tij. Madje Kuteli të cilin e kisha pasur afër shtëpisë më ka treguar sesi babai e shëroi. Isha shumë sëmurë deri atëherë e përpiqeshim ta shëronin me hajmali dhe magji. Doktor Myrtezai më thoshte Kuteli erdhi mes të ftohtit dhe furtunës. Te libri “Xinxifille dhe përralla të tjera” ka shkruar për babanë tim. 

Në fakt babai ishte një mjek shumë dashamirës, i gatshëm për t’i shëruar të sëmurët, shkonte kudo. Kur vizitonte të varfrit nuk u merrte para. Kështu lëvizte ai nga një fshat në tjetrin dhe përhapte gjuhën shqipe. Pra babai im ishte një doktor nga Struga, dhe ai oshte jo vetëm një përhapës i gjuhës shqipe, por i ndihmonte materialisht. Ishte njëri i gjithanshëm që punonte për çështjen shqiptare. U nis bashkë me Nuri Sojlin në Strugë për të punuar për këtë çështje. Ata u nisën me kaloshinin e babait tim, me të ai lëvizte në fshtra për të shëruar njerëzit. Në fakt, në ato ditë nëntori në datat 24 e 25 nëntor ata u nisën drejt Vlorës ë një kohë shumë të keqe. Një grup ushtarësh i ruante. Babai tregonte sesi u mblodhën dhe ishin të gëzuar për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Babanë e kanë internuar dy vjet serbët si përhapës të gjuhës shqipe, se gjuha ishte faktori kryesor për bashkimin e popullit shqiptar dhe pavarësinë e tij. 

Para apo pas shpalljes së Pavarësisë e internuan babain tënd serbët?

-Pas pavarësisë. Në vite ‘22-‘23, nena kujton se ata e internuan dy vjet rresht dhe i qethën edhe flokët. Pas internimit babai ka shkuar në Peshkopi, ku ka punuar si drejtor i spitalit të Peshkopisë. Ka shkuar të punojë edhe në Tiranë, në Kavajë, në Elbasan, ku krahas punës është marrë edhe me aktivitete të jashtëzakonshme, por puna dhe mundimet e mposhtën dhe vdiq 59 vjeç. Më kujtohet babai kur festohej 25-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, që më ngriti në krah, dhe më tha, më vjen keq që nuk mora dot pjesë në këtë festë. 

Një pyetje lind vetvetiu. Është një dukuri historike që data 28 Nëntor, dita e Pavarësisë festohej edhe gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut, edhe në komunizëm. Në kohën e komunizmit festohej 28 nëntori, por një ditë më pas edhe festa e Çlirimit. Festa e pavarësisë nuk kishte shumë entuziazëm dhe zakonisht fëmijët e firmëtarëve nuk ftoheshin në këto ceremoni. Pse ndodhte kjo?

-Ishte e natyrshme që komunistët do ta identifikonin veten me atë që çliruan Shqipërinë, ata thoshin ne e udhëhoqëm luftën. 
PO është e vërtetë, sepse unë kam qenë iniciatori atëherë, ku i bëra një kërkesë sekretatarit të komitetit që të përfshiheshim edhe në në festa, sepse nëna ime ishte gruaja e firmëtarit dhe nuk merrte pjesë në asnjë festë. Nga kjo iniciativë imja e ftuan të pastaj në 70-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë. Por kuptohet që 28 Nëntori u la në hije

Si quhej nëna juaj?
-Nebije Struga. Ajo vdiq vonë, 92 vjeçe dhe ajo e kujtonte burrin e saj si firmëtar, sepse ka qenë e përfshirë në këto aktivitete për pavarësinë e gjuhën shqipe, se në shtëpinë tonë mbaheshin shumë takime. 

Gjatë një bisede të mëparshme ju më treguat se ju ftuan kur ishit fëmijë në rezidencën Mbretërore. Ju lutem, na e tregoni këtë histori?

-Edhi një punonjësi i bashkisë në shtëpi e tha zgjidhni një fëmijë të shkollës në festën që organizon mbreti Zog për Vitin e ri. Unë u vesha me demek mirë. Mora pantallonat e vëllait, këmishën e një shoku, por çorapet i kisha të grisura, në sallë ishte pema e vitit të ri e zbukuruar dhe na u afrua Ahmet Zogu e Geraldina. Greladina kishte një fustan të gjatë dhe bishti i tij binte përtokë. Geraldina m’i pa çorapet e grisura dhe më dha një palë çorape. Ata u afruan dhe Ahmeti u përkul e më pyeti se i kujt isha. 
I thashë i Myrteza Dibrës. “E njoh, e kam pasur mik, e kam takuar edhe në Stamboll” më tha. “Ne i kemi caktuar një shpërblim dhe jemi krenar që i kemi caktuar atij një shpërblim. Ai ishte një mjek i zotim një mësues patriot”, tha Zogu. Ai ma vuri dorën tek supi dhe më pyeti, po sa fëmijë jeni ju. Shtatët i thashë. Aty ishte edhe një pemë e madhe dhe gjithë fëmijët ishin të qeshur. Janë kujtime të paharruara

Ju natyrisht ishin 7 fëmijë dhe nena juaj e vetme mezi ju ka rritur. Vazhdonin ta merrnit atë pensionin patriotik që ua jepte Zogu. 

-Vazhdoi por ishte shumë i vogël, dhe unë me vëllezërit u detyruan të punojmë çirak në kinema “17 Nëntori” që të nxirrnin ndonjë lekë. Kështu që e kishim të vështirë të jetonin atëherë, pastaj më vonë filluam ta marrim veten. Me tre napolona flori që merrnin nga Zogu, këto ishin dhjetëfish më pak, dhe nuk na mjaftonin.
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)