'Taso' i Gazmend Lekës në një
ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'

'Taso' i Gazmend Lekës në një<br />ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'<br>
Një ekspozitë ndryshe nga të tjerat iu bashkangjit artëdashësve kryeqytetas nga piktori Gazmend Leka në galerinë FAB.Për herë të parë ndodh në vendin tonë që një piktor t`i kushtojë një ekspozitë të tërë një mikut të tij piktor.

Gazmed Leka i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” tha se kjo ekspozitë e ka surprizuar nga impakti që ka patur.“Ka patur më shumë sukses se ekspozitat e tjera pasi ka disa dimensione”, shprehet Leka.

Tre dhomat e galerisë FAB janë zënë me 21 piktura që tregojnë figurën e Anastas Kostandinit siç e quan vetë Gazi, “Taso”.

Kjo ekspozitë për Gazin vjen si një letër e gjatë kushtuar mikut të tij prej 40 vitesh. Një miqësi e gjatë, e cila kur skalitet në një ekspozitë i jep dimension më të madh ndjenjës së artistit.

Ekspozita “Taso” do të qëndrojë në galerinë FAB deri më 30 nëntor. Më pas do të udhëtojë drejt Pogradecit, vendi i Tasos, ku do të qëndrojë edhe aty për artëdashësit e tij. 


Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin