Mbi 4 milionë euro në 2 makina, dosja i hiqet vëllait të ish-Presidentit, e heton ‘Task Forca’

Mbi 4 milionë euro në 2 makina, dosja i hiqet vëllait të ish-Presidentit, e heton ‘Task Forca’

Njëra nga dy makinat tip 'Toyota Auris' ku u sekuestruan eurot

Detaje të reja janë zbardhur nga superoperacioni i policisë i një dite më parë, ku u bllokua sasia rekord e mbi 4 milionë eurove në Portin e Durrësit, që ishin fshehur në dy makina tip 'Toyota Auris' (që në fillim u deklaruan si 'Toyota Yaris').

Report Tv mësoi dje se veprimet e para lidhur me këtë dosje i ka kryer prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e PD.

Ndërkohë, sot mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës në Durrës. Prokurori Nishani ka qenë prokurori i gatshëm për të kryer veprimet e para për çështjen, meqenëse dje ka qenë ditë pushimi, ndërsa sot është vendosur që dosja të hetohet nga grupi i Task Forcës.

Është pikërisht kjo Task Forcë, që do të hetojë këtë dosje të nxehtë, e cila u dekonspirua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tri ditë më parë në Kuvend. Ndërkohë, ka përfunduar numërimi i eurove të bllokuara, ku nuk është bërë ende e ditur shuma e saktë.

Paratë u bllokuan ditën e djeshme në Portin e Durrësit, ndërsa ishin të fshehura në dy makina ‘Toyota Auris’. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me 7 makina të tjera. (Në total 9 makina 7 Toyota Auris, një Opel dhe një Alfa Romeo).

Makinat janë bllokuar në orën 15:00, sapo kanë zbritur nga trageti që vinte nga Bari, ndërsa janë arrestuar 3 persona, dy shoferët dhe administratori i komapnisë që transportoi makinat. Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë mister mbetet njeriu që porositi makinat, por vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të përfshirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • orli: 25/06/2018 10:45

    Luli ne pamundesi per ti lajmeruar direkt(ka friken e pergjimit)me menyren me mafioze i lajmroi publikisht me disa ndryshime te vogla si sasia e parave dhe vendi i nisjes por sic duket zotruesit e parave nuk e kane kuptuar sinjalin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'