47 penalizime/ Manastirliu: Asnjë tolerim për shitjen e barnave pa recetë

Në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se, nuk do të ketë asnjë tolerim për farmacistët dhe farmacitë që japin ilaçe pa receta.

Sipas Manastirliut, prej dy javësh është ngritur një task-forcë, e cila do të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave dhe shitja e tyre në farmaci.  Gjatë një interpelance të drejtpërdrejtë me grupet e interesit, ministrja i është përgjigjur ankesave të farmacistëve dhe qytetarëve në lidhje me problemet që kanë hasur.

 “Prej dy javësh që funksionon Task-Forca, kemi marrë 47 masa në 97 raste të kontrolluara. Nuk do të tolerohet asnjë person që dëmton qytetarët, duke dhënë barna pa recetë. Të gjitha barnat e tjera, duhet të jepen me përshkrimin e mjekëve.

Task forca do të funksionojë periodikisht në terren, në mënyrë që të garantohet siguri në tregtimin e barnave për pacientët”,-tha Manastirliu. Ministrja njoftoi se plot 1424 ankesa kanë marrë përgjigje në 11 muaj, kjo falë platformës së bashkëqeverisjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës