5 prioritetet për integrimin, Gjosha:
Po hartojmë dokument strategjik

5 prioritetet për integrimin, Gjosha:<br />Po hartojmë dokument strategjik
Këshilli Kombëtarë i integrimit në mbledhjen e kësaj të mërkure po diskuton 5 prioritetet kyc për integrimin e Shqipërisë në BE dhe hapjen e negociatave..Këshilli nisi me fjalën e zonjës Bregu e cila kërkoi nga minstrja Gjosha e pranishme në takim, nëse qeveria zotëron një dokument bazë strategjik për procesin e integrimit
 
Ministrja tha se të gjitha hapat po bëhen në momentin e duhur, duke theksuar se çdo gjë ka qënë e hapur lidhur me këtë proces, ndërkohë që tha ajo po punohet për dokumentin strategjik.
 
"Si gjithmonë këtë takim e nisim me kritika. Në fakt disa prej tyre edhe të pabaza. Qeveria shqiptare dhe ministria e integrimit ka qenë e hapur për përmbushjen e prioriteteve. Të gjitha dokumentat janë ndarë me ju. Plani kombëtar i Integrimit Europian edhe nëse nuk është ndarë me ju, do tju shpërndahet brenda pak ditës sepse ka një javë që është miratuar në qeveri. Ai ka qenë një dokument i diskutuar edhe pranë Shoqërisë Civile për të marrë edhe mendimet e tyre.

Përsa i përket dokumentit strategjik, është një punë që ka nisur me ministrinë e Integrimit do të ndahet edhe me Këshillin Kombëtar të Integrimit, nuk do të këtë miratim pa u ndarë edhe me Këshillin Kombëtar. Nuk është e maturuar nëse ky dokument do të bëhej publik në këto momente.


Gjosha renditi si dy pikat kyç në këtë proces reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Dy pika janë janë të rëndësishme deri në hapjen e negociatave. Është Reforma në Drejtësi  për të cilën ne kemi diskutuar kaq shumë. Mund të bëjmë cdo gjë në mënyrë teknike, por më e rëndësishmja është dialogu. Maturia e politikës shqiptare duhet të jetë edhe më e madhe seç kemi treguar deri më sot. Pjesa e dytë është reforma zgjedhore.  "- tha Gjosha

Në fillim të këtij muaji, Gjosha priti në një takim Sekretaren e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë, Ulrika Modeer. Në këtë takim u diskutua për ecurinë e reformave dhe 5 prioritet që Shqipërisë i janë dhënë për t’u plotësuar nga Komisioni Europian. Ministrja e Integrimit uroi që reforma më e rëndësishme, ajo e drejtësisë, të miratohet sa më shpejt në Parlament, në mënyrë që vendit tonë t’i hapet rruga e çeljes së negociatave me BE-në. 



Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra