5 shkarkime dhe 26 masa disiplinore, Gjonaj: Ndëshkim për ata që shfrytëzojnë punën në administratë

TIRANË- Në konferencë për shtyp nga ambientet e kryeministrisë, ministrja e Drejësisë Etilda Gjonaj, ka njoftuar shkarkimin e pesë zyrtarëve të zyrës së ALUIZNI-t të Durrësit nga detyra.

Bëhet fjalë për tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë nga Durrësi.

Gjithashtu përveç 5 shkarkimeve nga detyra “Taks Forca” ka rekomanduar 26 masa disiplinore.

Në fund, ministrja Gjonaj kërkoi ndihmën e qytetarëve për denoncimin e korrupsionit në mënyrë që shkelësit e ligjit të përballen me të.

Për identifikimin e evidentimin e të gjithë akteve korruptive nga punonjësit e administratës. Task-forca ka realizuar kontrolle në disa institucione si ALUIZNI Durrës e Kavajë. Task-Forca ka rekomanduar 26 masa disiplinore, nga të cilat 5 shkarkime nga puna

Përgjegjës sektori dhe specialistë në drejtoritë rajonale. Shkeljet përmbajnë elementë të veprave penale. Janë kryer kallëzime penale për 6 punonjës – ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, dhe specialistë të këtij sektori. Kanë shpërdoruar detyrën. Është proceduar pa asnjë vonesë. Bazuar në rekomandimin e task-forcës, bashkëpunimi institucional mes Prokurorisë, Policisë së Shtetit dhe Task-Forcës po funksionon më së miri.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri