50 vjet UNDP, Bushati në Nju Jork:
S'ka drejtësi pa institucione të forta
Nuk ka drejtësi pa institucione të forta. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ndërsa mbajti një fjalë në takimin e nivelit të lartë që u zhvillua në Nju Jork, me rastin e 50- vjetorit të themelimit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
NJU JORK - Nuk ka drejtësi pa institucione të forta. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ndërsa mbajti një fjalë në takimin e nivelit të lartë që u zhvillua në Nju Jork, me rastin e 50- vjetorit të themelimit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
“
Ne jemi të vendosur për të arritur këto objektiva, sepse besojmë se nuk ka zhvillim, as qëndrueshmëri pa paqe dhe nuk ka drejtësi pa institucione të forta. Zhvillimi i qëndrueshëm për Shqipërinë do të thotë forcim i shtetit ligjor, forcim i vlerave demokratike dhe thellim i mëtejshëm i harmonisë tonë sociale”, tha Bushati teksa ishte i ftuar në sesionin e 3-të, ku u trajtua tema “Parandalimi i konflikteve të dhunshme, ngritja dhe forcimi i shoqërive paqësore”.
Ne fjalën e tij, pasi vuri në dukje rëndësinë dhe aktivitetin tepër të dobishëm të UNDP-së në këto 50 vite, ai evidentoi rëndësinë e përshpejtimit të proceseve shtet-ndërtuese, forcimit të demokracisë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm si garanci në jetësimin e paqes në Botë. Ministri Bushati solli ne vëmendjen e të pranishmëve shembullin e zhvillimeve pozitive në rajonin e Ballkanit, ku falë proceseve integruese dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, janë hedhur hapa të rëndësishëm të shkëputjes nga e kaluara konfliktuale dhe e luftërave të përgjakshme.
Gjithashtu, ai u ndal edhe mbi kontributin që Shqipëria po jep në rang ndërkombëtar në kuadër të luftës kundër dhunës ekstreme dhe për bashkëpunimin rinor rajonal e bashkë-ekzistencën kulturore, fetare e etnike.
Në fokus të këtij aktiviteti ishin sfidat dhe arritjet e veprimtarisë së kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara në harkun kohor të një gjysmë shekulli, ku evidentohet kontributi i saj i rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm në Botë, si dhe politikat e saj për vënien në jetë të Axhendës së Zhvillimit deri në vitin 2030.
Shqipëria ka intensifikuar më tej bashkëpunimin me UNDP-në, duke u përfshirë në programin pilot të kësaj agjencie, “Goal 16”, ku një prej dimensioneve të rëndësishëm të saj është paqja, drejtësia dhe institucionet e forta.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
85.1%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1198
Lajme të tjera
-
IDM dhe Transparency International, Raport kritik mbi mekanizmat kundër korrupsionit
23 Prill, 13:48
-
VIDEO/ Presidenti Steven Zhang: Emocionuese, Interi ndriçohet nga dy yje
23 Prill, 13:47
-
‘S’kemi ardhur për t’u tallur!’, Vokshi kërkon të miratohen kërkesat për informacion, PS: Duhet t’i lexojmë
23 Prill, 13:44
-
Dita Ndërkombëtare e Librit, Meta ndan foto duke lexuar: Rilindja ka orientuar të rinjtë drejt kafeneve, ka zbrazur bibliotekat
23 Prill, 13:37
-
Një arbitër shqiptar vendos drejtësi në Euro 2024
23 Prill, 13:33
-
VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra
23 Prill, 13:21
-
Mbledhja dështoi 4 herë, Ndreca: Ne s’e kemi bojkotuar! Mos bëni deklarata politike
23 Prill, 13:14
-
Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm
23 Prill, 13:11
-
Dua Lipa flet për luftën në Kosovë: Miqtë kanë humbur anëtarë të familjes, iu dogjën shtëpitë
23 Prill, 13:09
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Katër muaj pas vdekjes së tij, e bija e Mirush Kabashit rrëfen pse s’e plotësoi dëshirën e aktorit për emrin e djalit
23 Prill, 12:54
-
VIDEO/ Bologna leksion Romës, e mund 1-3 në 'Olimpico' dhe tremb Juventusin! Motta: Krenar për këtë ekip
23 Prill, 12:54