76 vjeçari, Riza Shasho ka parë vetëm gjatë 20 viteve të jetës. Më pas ai humbi shikimin në ushtri. Më 25 qershor 1963 u plagos me minë teksa bënte strehime, dhe dritë për të u bë kujdesi i të ëmës.
“Sytë nuk mu kthyen, shikimi... Të gjitha të tjerat, domethenë me nofullën e thyer, frakturat që kam pasur, plagosja në krahë, të gjitha mu rregulluan, mu shëruan...por drita e syve nuk mu kthye”, tregon për Report Tv Rizai.
Pas largimit nga jeta të mamasë, ai u lidh shumë me muzikën, e cila ishte drita e vetme në jetën e tij. Rizai jeton prej 18 vitesh në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Ai tregon për Report Tv pse vendosi të jetojë aty.. “
Unë nuk pyeta njeri po i bëra si fshehurazi dokumentat për në Shtëpinë e të Moshuarve se vëllai ky i Vlorës më kishte thënë disa herë hajde. Kur të bëhesh gati njoftomë, mirëpo kur e mori vesh ai unë i kisha mbaruar dokumentat, e kisha vendosur”, tha i moshuari.
76 vjeçari njeh çdo cep të asaj shtëpie, me shkopin në dorë ai na fton në dhomën e tij të vogël, me shtratin e zhubrosur. Në mure mban të varur tre fotografi, një në rini kur ka qenë ushtar dhe dy të tjerat në shtëpinë e tij, atë të moshuarve. Rizai teksa kthehet pas në të shkuarën rrëfen se çfarë e lidh atë kohë me të ardhmen...
“Kurajoja është e madhe, ai që ka kurajo jeton me shpresën e fundit. Se vdes shpresa pa vdes njeriu. Unë kam qenë gjithmonë optimist në jetë dhe unë pas fatkeqësisë kam mësuar dhe muzikën. Muzika të mban gjallë. Dhe unë që kam qenë i përkushtuar me fizarmonikën, unë ngrihesha në mëngjes, nuk laja sytë vetëm sa vishesha edhe e merrja e bëja ushtrime për shkathtësinë e gishtave”, rrëfen 76 vjeçari.
Rizai nuk ka dashuruar kurrë një vajzë apo grua, ndjenja ai ka krijuar vetëm për fizarmonikën, që edhe pse prej kohësh e kishte lënë të mbyllur, ai e nxjerr dashurinë e tij nga strehëza...dhe luan diçka për ne.
“Unë nuk e di çfarë është kjo dashuria, hahet a pihet?”, pyet Riza Shasho...
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3939
Lajme të tjera
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
Krisje me Berishën? Meta: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit
25 Prill, 22:11
-
PL e rithemeluar, Meta: Nepotizmi problem! Nëse Kryemadhi do të jetë në Kryesi duhet t'i nënshtrohet një votimi
25 Prill, 22:07
-
Meta: Ja kur ndodhi krisja me Bashën! Bëri 60 emërime fiktive në ministri të Jashtme teksa pushonte te shtëpia ime në Lalëz
25 Prill, 21:58
-
Meta i ashpër me Bashën: Mashtrues, legen, asnjë nuk të njeh babanë, por vjehrrin! S'të njohin vëllanë, por kunatin
25 Prill, 21:56
-
Meta: Tarallaku nuk e di që mbledh dyfishin e njerëzve të 2 marsit para SPAK-ut
25 Prill, 21:49
-
Në listën e zezë të SHBA? Meta: Ndërkombëtarët kanë tentuar të më intimidojnë! Mërzitëm vetëm po më shpalli non grata Klubi i Celtik
25 Prill, 21:45
-
Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest për mua nuk do të arratisem nga Shqipëria
25 Prill, 21:41
-
Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimin e Harvey Weinstein
25 Prill, 21:37
-
Gjendje e rënduar mendore? Ja si përgjigjet Meta në 'Frontline'
25 Prill, 21:33
-
Hetimet për CEZ-DIA drejt mbylljes? Meta: Kjo është një përrallë
25 Prill, 21:32
-
Meta: Dumani e Rama oferta Kastriot Ismailajt për të shpifur për mua për dosjen CEZ-DIA! S'jam politikan që shantazhohem
25 Prill, 21:25