Qeni antidrogë zbulon 57 kg kanabis në shasinë e 'Ford'-it për në Greqi, prangat 48-vjeçarit në Qafë Botë (EMRI)

Qeni antidrogë zbulon 57 kg kanabis në shasinë e 'Ford'-it për në Greqi, prangat 48-vjeçarit në Qafë Botë (EMRI)

Droga e fshehur në shasinë e makinës tip 'Ford'

SARANDË - Sekuestrohen 57 kg lëndë narkotike në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës në Sarandë. 

Report Tv mëson se droga është gjetur e fshehur në shasinë e një automjeti tip "Ford" i cili kishte për destinacion Greqinë. Lënda narkotike është konstatuar në vijën e dytë të kontrollit doganor nga qeni antidrogë.

Në pranga ka rënë 48-vjeçari Fatmir Çaushi, banues në Sarandë, ndërsa do të procedohet penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, 50-vjeçarja me iniciale M.C e cila ndodhej në automjet në momentin e ndalimit.

Njoftimi i plotë:

Qafë Botë, Sarandë

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip "Ford" me drejtues shtetasin F.C, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimit e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C, 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike. Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës