6 mënyra të pagabueshme për të
ndryshuar humorin!

6 mënyra të pagabueshme për të<br />ndryshuar humorin!<br>
Studimet e fundit tregojnë se njerëzit e kanë më të domosdoshme të përkujdesen për psikologjinë e tyre, sesa për trupin. Psikologjia ndikon në performancën dhe gjendjen e brendshme të secilit prej nesh, përfshi faktin që shumica e sëmundjeve mund të burojnë pikërisht nga ajo. Gjendja jonë psikologjike, në shumicën e rasteve përcakton humorin tonë dhe e anasjellta. Kjo na bën të duam ta kontrollojmë humorin tonë dhe për këtë na vijnë në ndihmë disa këshilla.

6 MENYRA TË PAGABUESHME PËR TË NDRYSHUAR HUMORIN

Flini mirë!
Nisur nga një sondazh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është konfirmuar se 2 nga 3 njerëz vuajnë nga mungesa e gjumit, pasi flenë më pak se 8 orë në ditë. Nëse i përkisni kësaj kategorie, filloni nga më të thjeshtat, domethënë mos u merrni me smartfonin ose tabletin tuaj kur bini në shtrat dhe shmangni kafet e pasdites. E njëjta gjë vlen për ekstremin tjetër, që nënkupton të flini më tepër se tetë orë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni të mpirë dhe do ju krijojë ndjesinë sikur po humbisni shumë kohë, pasi në kohën e gjumit mund të ishit duke bërë diçka më të vlefshme. Prandaj, flini mirë, jo pak e as shumë!

Mos u shqetësoni për diçka që nuk ka ndodhur ende!
Robert L. Leahy në librin e tij “The Worry Cure”, shpjegon se 85% e gjërave për të cilat shqetësohemi, nuk ndodhin kurrë. Ky njihet gjithashtu si një ndër faktorët kryesorë të stresit kronik. Energjia mendore që shpenzojmë duke u shqetësuar për diçka, ndonjëherë është më shteruese se sa ta jetosh atë për të cilën po shqetësohesh.

Mjaft me dietat!
Respektojeni trupin tuaj, njiheni atë dhe synoni të ndiqni një program të ekuilibruar e të shëndetshëm të ushqyeri.

Filloni një hobi!
Merrni pak kohë për veten tuaj për të bërë diçka që ju pëlqen. Mund të merreni me gjimnastikë, lexim, art, aktivitet kreativ etj. Nëse nuk i kushtoni kohë pasioneve që keni, psikologjia juaj do të reagojë!

Kufizoni përdorimin pa arsye të teknologjisë!
Në kohën kur jetët e shumicës prej nesh po lëvizin rreth “mediave” sociale, ta përdorësh teknologjinë me arsye është luks. Është fakt tashmë se një pjesë të mirë të kohës na e merr fenomeni i padobishëm “scroll”. Duhet të mësojmë ta përdorim teknologjinë për atë funksion që është krijuar, si mjet.

Punën e sotme, mos e lër për nesër!
Popullit duhet t’i jepet të drejtë për fjalët e urta dhe të kuptohet fakti se kanë dalë nga përvoja e nga “dështimet” e shumta. Të gjithë ata njerëz që mbajnë përsipër sado pak përgjegjësi kanë tendencën që gjërat t’i bëjnë në momentin e fundit të afatit të caktuar, ose, nëse nuk kanë një afat, t’i shtyjnë për të nesërmen. Por, përvoja tregon se e nesërmja bëhet e pasnesërme e kështu me radhë. Të çlodh më shumë realizimi i një pune të mbartur, në kohën e lirë, se sa pushimi. Kjo për shkak se sado të pushosh fizikisht, ideja e detyrave të neglizhuara nuk të le të qetë! Zgjidhja më e mirë për t’ju shmangur punës së mbartur gjatë kohës së lirë është organizimi mirë i kohës.

 

d.gj/ Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin