613 kg kokainë, misteri i kompanisë që hapi babai i Arbër Çekajt 21 ditë pasi u zbulua kokaina

Vetëm 21 ditë pasi në Durrës u zbuluan 613 kg kokainë, babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj ka hapur një kompani të re me të njëjtin aktivitet si kompania e djalit të tij, Arbi Garden. Nga të dhënat që ka siguruar Report TV kompania “Exoalmax” me aksionar të vetëm Selim Çekajn është hapur në 21 mars, në kohën që çështja e kokainës po hetohej intensivisht. Bie në sy fakti se kompania e babait të Arbër Çekaj ka të njëjtin aktivitet tregtar me Arbri Garden, duke filluar nga import-eksporti dhe deri tek shitjet me pakicë.

Madje kompania e Selim Çekajt ka deklaruar të njëjtën adresë, njësoj si kompania ku u gjetën 613 kg kokainë. Task-Forca dhe Prokurorët e Krimeve të Rënda janë duke u përballur me një mister, se cili ka qënë shkaku i hapjes së kësaj kompanie. Deri më tani hetuesit nuk ka gjetur ndonjë transaksion të dyshimtë, madje edhe Selim Çekaj nuk ka dhënë shpjegime për hapjen e kësaj kompanie, njësoj si e djalit të tij, Arbër Çekaj.

Më herët Task-Forca i bllokoi kompanisë “Ecoalmax” në pronësi të Selim Ccekajt dhe “Arbri Garden” me pronar Arbër Cekaj, llogaritë bankare me vlerë 100 mln lek të vjetra dhe 38 mijë dollarë. Ndërkohë autoritetet shqiptare janë në pritje të përfundimit të procedura të ekstradimit drejt Shqipërisë të Arbër Çekaj. Me mbërritjen e tij në vendin tonë, hetuesit do të marrin në pyetje Arbër Çekjan dhe shpresojnë të nxjerrin informacione të reja. Aktualisht procedura e ekstradimit është në dorë të autoriteteve gjermane.



Ekstrakti i QKR/ Kompania e babait të Arbër Çekaj ka të njëjtin aktivitet tregtar me Arbri Garden, duke filluar nga import-eksporti dhe deri tek shitjet me pakicë, u hap në 21 mars ne te njejten adrese

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaha: 13/07/2018 22:12

    Kjo është kompania e Arberit por në emer të babit! Transakcione nuk nevoiten kur kan para kesh nga koksi...!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet