7 gjëra që nuk duhet t'i bëni para
se të shkoni në punë

7 gjëra që nuk duhet t'i bëni para<br />se të shkoni në punë<br>
Nëse mund të shmangësh disa zakone të këqija para se të shkosh në zyrë, mund të vendosësh një drejtim më të mirë për ditën tuaj. Këtu janë shtatë gjëra që nuk duhet të bëni në mëngjes në një ditë pune.

1. Mos e fikni alarmin
Shtypja e butonit të alarmit është një ves që duhet ta hiqni për dy arsye : Iu bën më të përgjumur në ato pak minuta që do dërmisni dhe do iu shkaktojë në ato pak vonesa. Në vend të kësaj përpiquni të flini më herët që ta keni më të lehtë të ngriheni në mgjes.
burre ne gjume

2. Mos kontrollo adresën e email-it.
Para se të arrini në punë duhet të rrini larg email-it në mënyrë që mos e lodhni kokën akoma pa e filluar ditën. Keni kohë të punoni kur të shkoni në punë dhe nuk është mirë që ta nisni ditën me mërzitje dhe nëse vendosni t’i përgjigjeni email-it ka gjasë shumë të madhe që të përgjigjeni gabim.
femer

3. Mos bëni dush në mëngjes
Shumë nga mendojnë se një dush i freskët në mëngjes të kthejollon, kjo është e vërtetë nqs bëni dush me ujë të ftohtë por kush nga ne do të donte një dush me ujë të ftohtë sapo del nga shtrati.
Nëse bëjmë dush, do qëndrojmë nën ujin e ngrohtë që do na relaksojë dhe do na marrë më shumë kohë duke na shkaktuar vonesa, gjithashtu relaksi i gjithë trupit do të na bëjë të ndihemi më të lodhur seç jemi.
dush

4.Mos i lini rrobat në rrëmujë
Nëse vendosni që ti përzgjdhni rrobat që do të vishni gjatë ditës që në mbrëmje do të iu japë shumë kohë dhe do iu mundësojë që të dukeni më bukur dhe sharmantë.
Por nqs do i lini rrobat e tua për ti zgjedhur në mëngjes do të përfundoni duke bërë një rrëmujë që do iou vonojë dhe do përzgjidhni kombinimin e gabuar duke iu bërë të dukeni jo i/e veshur mirë.
rroba

5. Mos hani karbohidrate të rafinuara
Mëngjesin duhet ta nisni duke ngrënë proteina në mënyrë që të ndiheni më energjikë, të keni një trup të shëndetshëm dhe të mos keni uri derisa të vijë dreka.
Nëse vendosni të hani karbohidrate të rafinuara që në mëngjes do të ndiheni më të dobët dhe do të jeni të detyruar të hani mes vakteve që të merrni energjitë e duhura.
karbohidrate
6. Mos i lani dhëmbët pasi të hani mëngjesin
Dhëmbët duhet ti lani sapo të ngriheni nga gjumi, nëse vendosni ti lani pasi keni ngrënë mund të shtyjë sheqernat në siperfaqe të dhëmbëve për pasojë do të dëmtohet smalti I dhëmbëve tuaj.
larje dhembesh
7. Mos u largoni më shpejt se duhet nga shtëpia
Nëse jeni zgjuar dhe jeni gati për të dalë, mirë është që të mos dilni herët nga shtëpia duke u përballur me “telashet” e ditës. Më e mira për ju do të ishte që ta shfrytëzoni kohën tuaj duke u qetësuar në jastëkun tënd të butë dhe duke ndejur paqësisht në qetësinë tënde.
shkalle
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese