POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

7 Gjërat që Udhëheqësit e Mëdhenj nuk thonë kurrë

Foto ilustruese

Si një udhëheqës, fjalët e tua janë të fuqishme. Sigurohuni që t’i përdorni ato në mënyrën e duhur.
Si një udhëheqës, motivimi dhe frymëzimi i njerëzve është një nga detyrat tuaja më të rëndësishme, fjalët që ju thoni (dhe mënyra se si i thoni) janë mjeti juaj më i fuqishëm. Nëse synon të jesh një udhëheqës i mirë, ka disa gjëra që nuk duhet të thuash kurrë.

Këtu janë shtatë pohime të cilat duhet ti fshini nga fjalori juaj:

1- "Nuk ka probleme, ka vetëm mundësi."

Sigurisht që probleme hasim gjithmonë dhe mohimi i tyre nuk bën që ato të largohen. Edhe pse kjo shprehje shpesh përdoret për të inkurajuar anëtarët e ekipit që të mendojnë më kreativisht, mund të komunikojë gjithashtu se udhëheqësi i tyre nuk është i gatshëm të dëgjojë kur ka sfida dhe probleme reale për të kapërcyer. Kjo e bën udhëheqësin të duket jashtë realitetit dhe të shfaqë dobësi.
Si rregullohet: Jini gjithmonë të gatshëm të dëgjoni punonjësit tuaj dhe sigurohuni që ata ta dinë. Rezultati do të jetë punonjës të cilët janë shumë më të gatshëm për të tejkaluar sfidat dhe për të sjellë zgjidhje.

2- "Mos bëni asgjë pa më pyetur mua."

Përveç rasteve kur dikush është i ri në një punë, mikromenaxhimi i çdo hapi të tyre jo vetëm që pengon rritjen e tyre, por sjell joproduktivitet për udhëheqësin. Kur udhëheqësit mikromenaxhojnë gjithçka, ata e ngadalësojnë procesin dhe ulin moralin e punonjësve. Punonjësit janë produktivë kur kanë punë domethënëse, burimet dhe autoritet për të bërë punën e tyre.
Si rregullohet: Në vend që të mikromenaxhoni, fillimisht sqaroni pritshmëritë, kontrollojini punonjësit në bazë të trajnimit dhe aftësinë e tyre dhe përcillni feedback për punën që po bëjnë. Qëllimi juaj kryesor është të vendosni njerëzit e duhur në vendet e duhura dhe atyre ti jepet mundësia të kenë sukses.

3- "Mos më jepni lajmë të këqia".

T’i thuash punonjësve këtë nuk bën që lajmi i keq të zhduket, por mund të pengojë një udhëheqës nga gjetja e një zgjidhjeje në kohë. Colin Powell, ish-sekretar i shtetit të SHBA, tha: "Lajmet e këqija nuk janë si vera. Ato nuk përmirësohet me kalimin e kohës. "Është gjithmonë më mirë të trajtohet një problem kur është akoma një problem i vogël sesa prisni deri sa të zmadhohet ose të sjellë publicitet të keq.
Si rregullohet: Krijo një mjedis ku punonjësit inkurajohen të trajtojnë çështjet sapo shfaqen në mënyrë që të mund të zgjidhen.

4- "Nuk është personale, është thjesht biznes."

Biznesi kryesisht ka të bëjë me marrëdhëniet dhe marrëdhëniet zakonisht janë personale. Punëtorët shpenzojnë shumicën e ditës së tyre në punë. Udhëheqësit që injorojnë ndjenjat e tyre do të krijojnë pakënaqësi dhe do të hasin vështirësi në përmbushjen e qëllimeve të tyre.
Si rregullohet: Krijoni një kulturë ku punonjësit të dinë se ju e keni passion punën tuaj, por në të njëjtën kohë keni ndjenja dhe për njerëzit. Demonstoni se i respektoni ato duke i trajtuar mënyrën si ata duan të trajtohen.

5- "Nuk kemi nevojë për më shumë ide ".

Udhëheqësit shpesh hedhin poshtë idetë kreative jo sepse ato ide nuk kanë potencial, por sepse nuk janë në gjendje të përballojnë frikën, pasigurinë dhe ankthin që shkakton mbështetja e një ideje që mund të jetë inovative, por që ka rrezik potencial, të tillë si humbja ose feedback-u negativ i shefit të tyre. Në fund të fundit, nëse udhëheqësi mbështet një ide të paprovuar dhe ideja dështon, ata mendojnë se edhe ata janë në dështim. Rezultati i paqëllimshëm është që një organizatë nuk lulëzon dhe nuk përparon pa fluks të ideve inovative (dhe nganjëherë edhe të lodhshme). 
Si rregullohet: Hapeni veten për të pranuar ide të e reja dhe mënyra të ndryshme të të menduarit. Merrini seriozisht idetë e punonjësve dhe merrni një person të besueshëm dhe të paanshëm për të vlerësuar se si një ide e re mund të zbatohet me ndryshime në strategji ose proces.

6- "Nuk dua asnjë ndërprerje."

Udhëheqësit ndërpriten shpesh. Ju keni nevojë për kohë për të planifikuar dhe reflektuar, por nëse dera juaj është gjithmonë e mbyllur dhe punonjësit nuk vijnë për t'ju përditësuar, ndoshta ndodh sepse mesazhi është i qartë: Ju jeni shumë i zënë për t'u shqetësuar. Anët negative janë që ju të mos kuptoni se çfarë po shkon mirë apo çfarë ka nevojë për të përmirësuar udhëheqjen tuaj.
Si rregullohet: Ndaloni çdo gjë që po bëni, largohuni nga kompjuteri juaj dhe dëgjoni njerëzit tuaj. Kur duhet të përfundoni një detyrë të rëndësishme dhe të mos keni kohë për të dëgjuar, provoni të thoni: "Unë me të vërtetë dua të jem në gjendje ta dëgjoj këtë temë sepse është e rëndësishme. Ju lutem kthehuni pas një ore në mënyrë që të mund t'i kushtoj vëmendje të plotë kësaj çështjeje. "Në këtë mënyrë, ju do të jeni të informuar dhe gjithashtu do të jeni në gjendje të përfundoni gjërat që keni planifikuar.

7- "Dështimi nuk është opsion."

Udhëheqësit që e përshtasin këtë filozofi shkaktojnë frikë dhe ankth tek punonjësit e tyre, sepse gabimet nuk lejohen. Askush nuk mund të ndërmarrë rreziqe ose të provojë ide të reja, sepse ata asnjëherë nuk kanë siguri. Kjo është mënyra më e mirë për udhëheqësit që të ndërtojnë një kulturë statike dhe një kompani që nuk mund të konkurrojë në treg. Dështimi në të vërtetë është një mjet që na mëson më mirë.
Si rregullohet: Sigurohuni që punonjësit tuaj të dinë që gabimet nuk janë fatale-qëllimi është të zbuloni gabimet shpejt, të merreni me korrigjimin e tyre dhe të ecni përpara. Nëse prisni përsosmëri, kurrë nuk do të filloni asgjë të re. Dështimi i vërtetë është frika e zhvillimit të një ideje deri sa të jetë e përsosur. /Nga Susan C. Foster Agna Leadership Academy

e.gj.
Komento