8 Marsi, Greqia e lashtë na mëson
mbi natyrat e ndryshme të gruas

8 Marsi, Greqia e lashtë na mëson<br />mbi natyrat e ndryshme të gruas<br>

Sot është festa e shumë dimensionales gruas, e gruas nënë, e gruas së arrirë në karrierë, e gruas së martuar, e asaj që është “shpirti i shoqërisë”, e gruas së pavarur, e asaj me lëkurë të bardhë, të zezë, me flokë të lyer a natyralë. Feston gruaja që mund të bëjë një nga këto dhe të gjitha njëkohësisht. Sot feston gruaja që ka virtytin e bukurisë, si Monroe, ajo që ka virtytin e mençurisë, si Marie Curie, feston ajo që ka trimërinë, ashtu si Zhan Dark, feston gruaja e sakrificës, si nënë Tereza, feston çdo grua që ka njohur historia dhe çdo grua që njeh përditshmëria. Nuk ka diferencë të madhe midis këtyre të dyjave, gruaja mbetet një heroinë, një heroinë e luftës së përditshme.

Gruaja shprehet përmes natyrave të ndryshme, ka nga ato që karakteristikë të fortë kanë bukurinë, ëmbëlsinë. Ka nga ato që karakteristikë të fortë kanë intelektin, disa të tjera kanë përkujdesjen dhe ka gra që kanë një trimëri të frikshme. Këto natyra shprehen tek secila grua nga pak, por veçanërisht njëra prej tyre shfaqet më e theksuar. Kjo është arsyeja pse gratë dallojnë nga njëra tjera, duke e quajtur veten dhe njëra tjetrën herë si “më mashkullore” herë si “tepërsisht femërore”, pa qenë në dijeni se asnjëri rpej këtyre pretendimeve nuk qëndron, pasi nuk ekziston një etalon absolut për të përcaktuar gruan.

Në Greqinë e lashtë ky fenomen kishte arritur të perceptohej shumë mirë, pasi në Olimp nuk kishte një perëndeshë e as dy, por në 12tëshen e perëndive të Olimpit kishte 6 perëndesha, pa përfshirë Persefonën të bijën e Demetrës, Nemesis dhe Themis, perëndesha të drejtësisë. Secila prej këtyre perëndeshave përfaqëson një tipologji femre, një tipologji që mund ta dallojmë edhe në jetën e përditshme.

HERA
Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit. Ajo konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe e martesës. Ajo e mbronte vatrën e saj familjare me fanatizëm. Simboli i saj ishte palloi. Ajo ishte mbretëresha e perëndeshave. Kur harmonizohen marrëdhëniet mes Zotave të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, Hera dhe Zeusi lidhin Martesë. Hera, përveç fëmijëve të vet, rriste dhe kujdesej edhe për fëmijët tjerë. Ajo dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pamëshirshme luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj. Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtarë dhe merrte pjesë në marrjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën. Simotra romake ishte Junona.
hera

ATHINA
Athina ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Athina ka lindur nga koka e Zeusit, ndaj është më e mençura ndër perëndesha. Simboli i saj është kukuvajka, heshta dhe gjarpri në skeptër. Edhe pse konsiderohej si hyjneshë e luftës, ajo nuk ka shkuar kurrë në luftë. Lufta e saj ishte mendore. Heronjtë dhe mbretërit merrnin këshilla nga ajo. Ajo ndjente një dashuri të thellë kundrejt heronjve si Perseu, Akili, Odisea dhe shumë të tjerë por kjo dashuri nuk ishte aspak erotike. Ajo ishte e pavarur, e fortë dhe fisnike. Athina mbetet virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që të mos martohej ndonjëherë, përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë. Ajo ka ndihmuar përkrahur njerëzit në realizimit e synimeve të tyre. Nga respekti i madh buronte kundrejt saj, në nder të Athinas emërtohet kryeqyteti aktual i Greqisë, Athina, ndërsa në Akropol, për nder të Athinasë është ndërtuar tempulli – PANTENONI. Simotra e saj romake është perëndesha Minerva.
athina

DEMETRA
Demetra Ishte hyjneshë e bujqësisë, të korrave dhe e pjelloris. Konsiderohej si nëna e arave dhe grunoreve. Ajo konsiderohet si personifikimi i tokës, për shkak të natyrës së saj dhënëse. Demetra ishte përkujdesëse, një nënë e mirë, një perëndeshë e sakrificës për më të vegjlit. Simboli i saj ëhstë gruri. Ajo Ishte nëna e Persefonës, e cila ka lindur nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Athinasë me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale. Në nder të Demetres kryheshin Misteret e Elefsinës. Simotra e saj romake është hyjnesha Cerera.
demetra

ARTEMISA
Artemisa ishte hyjneshë e Hënës dhe e gjuetisë. Ajo ishte bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me Letën, motrën e Apollonit. Nga Zeusi, babai i saj, Artemisa kishte kërkuar që të mbetet përjetë e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me hark dhe shigjeta, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushat. Për nga karakteri, Artemisa ishte hyjneshë, e shkathët, e shënonte prenë e saj nga larg dhe ishte tejet hakmarrëse, kryesisht kundrejt atyre që tregoheshin si të pandershëm. Ajo ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve fisnikë. Simotra e saj romake ishte hyjnesha Diana.
artemis

AFËRDITA
Afërdita ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Sipas miti, Artemisa ka lindur “shkuma e detit”, ndaj njëra nga karakteristikat e saj është natyra e saj si ujë. Afërdita mbronte dashurinë në shfaqjet e saj. Zbavitja më e madhe e saj ishte nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e prirur që të shkaktojë intriga, dhe të nxisë Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm. Edhe pse ishte e martuar me, Hefestin, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me Aresin. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: Erosi, Dejmo, Fobi dhe Harmonia. Afërdita personifikon dashurinë, embëlsinë, finesën. Simboli i saj ishte guacka dhe uji. Afërdita dashuronte lulet, artet, të bukurën. Lulja e saj e preferuar ishte drandofillja. Simotra e saj romake ishte hyjnesha Venera.
aferdita
 

HESTIA
Hestia ishte hyjneshë e zjarrit, e zemrës, e harmonisë dhe e vatrës familjare. Ashtu si vatra, ajo ishte qendra e familjes apo e çdo shoqërie tjetër. Asaj i atribuohet ruajtja e zjarrit zanafillor, i atij që buron nga qendra dhe jep jetë. Simboli i sja ishte zjarri dhe uji i kulluar. Ajo ishte motra e Zeusit. Edhe pse Posedoni dhe Apoloni e kërkonin me këmbëngulje për grua, ajo i kishte kërkuar Zeusit që të mbetej përgjithmonë e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera. Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë. Simotra e saj romake ishte hyjnesha Vesta. Në nder të Hestias u krijua shoqëria e Hestiadave te Romës së lashtë. Detyra e tyre kryesore ishte ruajtja e zjarrit të shenjtë në tempullin e perëndeshës Hestia, në Agora të Romës. Kjo detyrë ishte shumë e nderuar dhe u atribuonte privilegje të mëdha grave që i shërbenin. Anëtaret ishin priftëresha romake.
hestia

Gjatë jetës sonë jemi ndeshur me shumë Athina, shumë Hera dhe shumë Afërdita. Kemi vëne re ndryshmimet mes tyre dhe kemi dalluar të bukurën që fle brenda secilit ndryshim. Por, gjithashtu kemi pikasur faktorin e përbashkët që i bashkon këto gra dhe që përbëjnë perëndeshën Gaia, të ashtuquajturën "Nëna e Madhe" ajo që sipas mitologjisë greke ka lindur gjithçka. Gaia përfshin karakteristikat e secilës prej natyrave femërore dhe i përshtat këto natyra në rrethana të ndryshme. Ajo është objektivi i çdo gruaje.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS