8 Marsi, protestë e festë:
Ja masat kundër dhunës

8 Marsi, protestë e festë:<br />Ja masat kundër dhunës
TIRANE - Me dhjetëra gra dhe përfaqësuese të shoqërisë civile, kanë marshuar në rrugën “Abdi Toptani” ose sikurse njihet ndryshe pedonalja e Tiranës. Ato marshuan nën moton të protestojmë duke festuar.

"Gratë po arrijnë të marrin disa nga të drejta që po meritojnë, ndërkohë ende dhuna ndaj gruas vazhdon, ende të drejtat e saj të sanksionuara në legjislacionin tonë nuk janë të zbatuara në praktikë", thotë Ani Ruçi, nga shoqata "Refleksion".

Ndërsa Sevim Arbana përfaqësuese e qendrës “Në Dobi të Gruas Shqiptare”, shprehet se arsyeja se përse u zhvillua protesta në këtë formë, është për të mos dhënë një imazh të egër të saj. “E para është një koncept shumë kontemporan, që protestat të zhvillohen jo nëpërmjet një imazhi shumë të egër.

Meqenëse kjo ditë në traditën e varfër të vendit tonë është quajtur si festë, ne i kemi kombinuar të dyja. Vitet e tjera ne i kemi bërë protesta, vitet më parë janë vetëm festa. Sot kemi kombinuar këto dy elementë, duke protestuar nëpërmjet festës” thotë Arbana.

Më tej përfaqësuesja e shoqërisë civile thotë “Ta shfrytëzojmë këtë ditë për të sjellë mesazhe për barazinë gjinore, mesazhe për ta ndryshuar Shqipërinë” shprehet Arbana.  Ajo thotë se “8 Marsi është protestë, jo festë”. Më tej Sevim Arbana thotë se “ Sipas statistikave një në tre gra dhunohet.

Dhuna është bërë një nga çështjet e ditës dhe një nga çështjet më të rëndësishme sot është lufta kundër dhunës ndaj grave. Gjithë shoqëria duhet të jetë aktive në luftën kundër dhunës ndaj grave” përfundon Arbana.

Respektimi i te drejtave te grave, ndalja e dhunës ndaj tyre, por edhe rritja e numrit të grave në radhët e politikes, si dhe fuqizimi i rolit te tyre, kanë qenë disa nga arsyet e këtij marshimi. Po dje para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u zhvillua një protestë për zbatimin e kuotës gjinore në politikën shqiptare.

“Barazia e grave nuk shitet për 10 milionë lekë” – ishte manifestimi që u organizua nga koalicioni për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë. Shoqatat në mbrojtje të grave kanë protestuar para ambienteve të KQZ-së, duke i kërkuar të detyrohen partitë politike të respektojnë kuotat gjinore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.032013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online