​Balliu:Komisionerët e PD u shitën
jemi të hapur për bashkëpunim 

​Balliu:Komisionerët e PD u shitën<br />jemi të hapur për bashkëpunim 
Deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili ulet për herë të parë në Kuvend këtë shtator tregon për Report Tv problemet e qarkut që përfaqëson dhe planet e tij për zhvillim.

Teksa tregon për zgjedhjet Balliu thotë se pati raste kur komisionerë të PD-së u shiten. Ne shtator sipas tij, PD do të rikthehet me një grup parlamentar aktiv.

Klevis Balliu deputet i PD-së që do të ulet për herë të parë në Kuvend këtë shtator, tregon për Report Tv problemet e qarkut të Korçës dhe ballafaqimin me qytetarët që e votuan.

“Unë kam marrë 10700 vota. Nuk isha koshient për problemet e Pogradecit, se sa të thella ishin ato. 70% e Pogradecit kërkon të fillojë punë në bashki sepse nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Në shumë raste disa persona ndanin të njëjtën punë dhe ndajnë rrogën, Mokra që është mbi 130 metra mbi nivelin e detit është shpallur zonë fushore”, tha Balliu.

Balliu beson se qeveria ‘Rama’ nuk ka bërë mjaftueshëm për Pogradecin madje nuk ka mbajtur as premtimin për unazën e qytetit.

“Vetë kryeministri mund të ketë kaluar me qindra herë për të shkuar në hotelet e Korçës dhe nuk ka ndaluar për të pirë një kafe në katër vjet. Para katër vjetëve premtoi unazën, dhe nuk u bë,vjen sërisht dhe premton po unazën”, tha Balliu.

Deputeti demokrat denoncon një rast kur komisioneri I PD u ble nga PS, këto zgjedhje sipas tij janë humbje për qytetarët shqiptarë.

“Komisionari i PD-së i blerë nga PS. Kur vidhen votat në këtë masë, humbin qytetarët sepse do të përfaqësohen në parlament nga njerëz që nuk e meritojnë të jenë atje” thekson Balliu.

Edhe pse i ri në Kuvend, Klevis Balliu ka disa plane për zhvillimin e qytetarëve që përfaqëson.

“E para gjë që do kërkoj është shpallja e Mokrës, zonë malore. Ndërtimi dhe rindërtimi i disa shkollave në Mokër, si dhe të disa qendrave shëndetësore. Pogradeci duhet të shpallet prefekturë me vete sepse ka rreth 100 mijë banorë, zyra shtetërorë që janë në Korçë të hapen edhe në Pogradec, ndryshimi i fasadave nuk rrit ekonominë e qytetarëve”, u shpreh Balliu.

Kur e pyesim pse shqiptarët duhet ti besojnë PD-së, ai liston disa arritje të kësaj partisë kur ishte në qeveri dhe tregon planet për të ardhmen.

“PD e gjeti Shqipërinë gati një fshat pa ujë, pa drita, pa rrugë, dhe e la atë shtet anëtarë të Natos, e la atë me viza të liberalizuara, e la atë drejt statusit kandidat. PD duhet të bashkëpunojë me çdo forcë politike, do bëjë një opozitë frontale dhe do jetë shumë aktive”, tha Balliu.

Klevis Balliu thotë se sulmet ndaj tij dhe familjes së tij janë thjesht politike.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët