​Dixhitalizimi/Report TV do të
ketë numrin 11 tek telekomanda

​Dixhitalizimi/Report TV do të<br />ketë numrin 11 tek telekomanda
Pas datës 3 korrik 2017 procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të vijojë në Qarkun e Beratit.

Ndërkohë Autoriteti i Mediave Audiovizive kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 3 Korrik 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark. Brenda muajt shtator procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të përfshirë qarqet e Tiranës, Fierit, Vlorës e Korçës.

Ndërkaq, kur sistemi digjital të implementohet në të gjitha qarqet e vendit, televizioni Informativ Report TV do të ketë numrin 11 tek telekomanda e televizorit tuaj. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, AMA sqaron se 3 korriku i 2017 është afati i fundit për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark. “Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Strategjisë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012, njofton se procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të vijojë në qarkun e Beratit, datë 3 Korrik 2017. Ky është afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga AMA. Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen për të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.
 
Report TV
Kur sistemi digjital të implementohet në të gjitha qarqet e vendit, televizioni Informativ Report TV do të ketë numrin 11 tek telekomanda e televizorit tuaj. 

Në datën 3 korrik mbyllen transmetimet analoge në qarkun e Beratit
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), njofton mbylljen e transmetimeve analoge në Qarkun e Beratit. 

Deklarata e AMA-s
Në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Strategjisë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012, njofton se procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të vijojë në qarkun e Beratit, datë 3 Korrik 2017. 

Ky është afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark.

Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen për të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.

Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 3 Korrik 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci