​Ekskluzive/ Report Tv në bazën
e monitorimit të radarëve deta

​Ekskluzive/ Report Tv në bazën<br />e monitorimit të radarëve deta
Debati për monitorimin e vijës bregdetare shqiptare është një debat katër vjeçar i përdorur dhe politikisht.
 
ReportTv pati akses ekskluziv për të ndjekur nga pranë operacionin e monitorimit të bregdetit në qendrën ndëristitucionale operacionale në Durrës.
 
Për ReportTv zv.drejtori i QNOD Astrit Aliaj, shpjegon se në këtë qendër informacioni shkëmbehet në kohë reale ndërmjet këtyre ministrive dhe operatorëve që ndodhen në sallë.
 
Si funksionn QNOD, kush janë aktorët, të cilët kanë përgjegjësi për këtë institucion apo kanë monitorim 24 orësh?
 
“Kjo qëndër është e organizuar në këtë mënyrë, të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi dhe interesa në hapësirën detare, janë të përfaqësuara në shërbim 24 orësh në këtë qëndër.
Konkretisht është Ministria e Financës, e cila përfaqësohet nga oficeri i kontrabandës detare, është Ministria e Brendëshme, e cila përfaqësohet nga oficeri i policisë kufitare dhe emigracionit, është ministria e mbrojtjes që përfaqësohet nga oficeri i rojes bregdetare, është Ministria e Transportit dhe infrastrukturës, që përfaqësohet nga oficeri i kapitenerisë së porteve dhe Ministria aktuale e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që përfaqësohet nga oficeri i peshkimit.
Përveç këtyre oficerëve, kemi edhe operatorë të cilët kryejnë monitorim 24 orësh të gjithë hapësirës tonë detare. Aktualisht këtu është një qendër që merr informacion nga radarët të cilët janë vendosur në bregdetin shqiptar, aktualisht kjo gjë funksionon normalisht. Prej kohësh informacioni që merret prej tyre nëse do të vëshgohet nga operatorët dhe nëse ka objekte të dyshimta, menjëherë operatorët njoftojnë oficerët e turnit që janë në këtë sallë”, shpjegon zv.drejtori i QNOD-së, Astrit Aliaj.
  
Sipas Aliaj radarët janë 7 të tillë të vendosura në pika të ndryshme të vëndit ndërsa veç tyre ka dhe monitorim në terren me forca si të policisë, ato detare dhe anije patrullimi.
 
“Këta radarë janë të integruar, që do të thotë se të shtatë radarët na sjellin sinjalin këtu, si të jetë një radar i vetëm, kjo e lehtëson punën e operatorit dhe oficerëve për të marrë një vendim.
Nëse do të kishim shtatë radarë të ndarë nga njëri tjetri do të vështirësohej puna, pra në këtë rast duke qënë të integruar lehtësohet puna. Këtu është i integruar edhe një sistem tjetër i quajtur AIS (Automatic Identifications System)”, vijon Aliaj.
  
Por nëse konstatohet një mjet i dyshimtë që radari e lokalizon, sipas Aliaj menjëherë oepracioni merret në drejtim nga policia kufitare e cila ka përfaqësin e saj si dhe operatorët në sallën e monitorimit.
 
“Nëse këmi të bëjmë me një objekt të shpejtë, i cili dyshohet për veprime kriminale, pra mund të marrë ose të çojë drogë, ose të jetë një veprim kriminal, menjëherë policia kufitare dhe emigracionit merr drejtimin e operacionit, ata kanë mjetet e veta për të kryer këtë detyrë dhe në rast se kanë nevojë për mjete të tjera, më të shpejta ose sipas rrethanave që mund të krijohen në det, është menjëherë oficeri i rojes bregdetare që i jep një anije që në atë rajon ku ndodh operacioni është i gatshëm 24 orë për të operuar”, përfundon Aliaj.  
 
Por si ruhen radarët dhe cila është mënyra e fundksionimit të tyre?
 
Eksperti i teknologjisë nën varësinë e ministrisë së mbrojties Eltar Lule, sqaron se ka një akses 24 orësh me kamera sigurie dhe forca pranë çdo pike radari cak e bënë të pamundur si fikjen fizike dhe ndërhyrjen e njeriut si dhe fikjen nga shkëputja e energjisë elektrike.
 
“Është një personel ushtarak që i ruan 24 orë, janë pika që ruhen me personel ushtarak 24 orësh.
Këtu është një sistem kamerash që monitoron të gjitha pikat që kemi instaluar radërët në kohë reale dhe për çdo lëvizje që bëhet aty ne jemi në dijeni.
Të gjithë radarët që kemi ne janë të dubluara me UPS, me energji të pandërprerë 1+1 dhe me gjeneratorë 1+1. Me çfarë do lloj anije që lundron në zonën e territorit të Shqipërisë ne komunikojmë me radio, domethënë e gjithë vija bregdetare është e mbuluar me sistem radio që komunikojmë në çdo kohë”, thotë eksperti Eltar Lule.
 
Për Kolonel Ulsi Rexhaj kjo qendër ka një ndërveprim institucional të admirueshëm dhe ka kontribuar në luftën kundër kanabisit sipas edhe plan veprimit të miratuar nga qeveria.
 
 “I gjithë sistemi nuk ka patur ndërprerje, në momentet e difektëve të ndrushme për radarë të veçantë, ose për profilaksinë e secilit radar bëhet me njoftim, i cili bëhet i ditur më parë për rastet e profilaksisë dhe në rastin e difekteve, njoftimi bëhet në çast, pasi në zonën e radarit të difektuar në momentin e ndërprerjes së tij, vendoset një anije që monitoron atë zontë të cilën e mbulon radari.
Në mbështetje të strategjisë sektoriale të miratuar nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër drogës, bashkëpunimi me policinë kufitare dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, me drejtoreshën e departamentit të kufirit dhe emigracionit, ka qënë në shkallën sipërore.
Ju sjell në kujtesë se jemi në finalizimin e një plani bashkëpunimi të hartuar nga ekspertët e të dy ministrive, kemi dysfishuar anijet e patrullimit në det”, shprehet Koloneli Ulsi Rexhaj.
 
Këto radarë janë montuar në vitin 2009 nga një kompani amerikane dhe prej asaj kohe janë funksional.
 
Për personat me uniformë që jetojnë këtu teknologjia ka përparauar dhe montimi i radarëve me kamera të integruar është një teknologji e domosdoshme pasi po përdoret dhe nga vendet fqinje.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet