​Report TV më i balancuari 
në transmetimin e fushatës

​Report TV më i balancuari <br />në transmetimin e fushatës
Veç arritjeve për nivelin e shikueshmërisë dhe mbulimin korrekt të fushatës zgjedhore dhe procesit të votimit e numërimit, Report TV shënon një tjetër rezultat që dëshmon korrektësinë dhe profesionalizmi.

Nga raporti përfundimtar i Bordit të Monitorimit të Medias për pasqyrtimin e fushatës, rezulton se Report Tv ka qenë televizioni më i balancuar me vetëm dy minuta diferencë mes dy subjekteve kryesore PS e PD.
tabela
Sipas raportit përfundimtar, në total, në edicionet informative, speciale dhe live Report TV janë transmetuar 2310 minuta për PS dhe 2312 për PD.

Edhe pse me një minutazh të lartë për shkak të transmetive live, Report Tv ka arritur të ruaj ekuilibrat me mire se cdo televizion informativ dhe edhe më mirë se televizionet gjeneraliste, të cilat e kanë më të reduktuar kohën e transmetimit të fushatës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri