​Speciale/Lufta kundër kanabisit
dhe krimet në 2016

​Speciale/Lufta kundër kanabisit<br />dhe krimet në 2016
Në vitin 2016, një sërë ngjarjesh kriminale kanë tronditur Shqipërinë. Aksidente, arrestime, grabitjet dhe kanabisi kanë qenë kryefjala e këij viti. Ngjarjet kriminale kanë qenë të shumta, ku bien në sy përplasjet mes bandave dhe atentatet që u janë bërë dhjetra personave.

25 shkurt 2016
Në 25 shkurt u vra në Kurbin 20-vjecari Ervis Zyba. Sipas Policisë ai u konfliktua me Elgert Carën dhe Dorjan Carën për një këngë dhe dy vllezërit e qëlluan me armë në ambientet e jashtme të lokalit.

2 maj 2016
Në 2 maj të 2016 u vra në ish-bllok Elton Çiço. Jani Aliaj fillimisht mik i Çiços më pas armik dhe Renato Milloshi mendohet se organizuan një sulm ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërkohë që dy autorët janë ende në kërkim nga Policia. Vrasja u krye për shkak të hakmarrjes pasi më herët prindërve të Elton Çiços u ishte grabitur banesa. Çiço organizoi sulme ndaj dy autorëve që mendohet se ishin shok me Jani Aliajn, duke vrarë njërin prej tyre dhe duke plagosur tjetrin.
 
2 qershor 2016
Në muajin qershor u gjet një pajisje përgjimit të zyra e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mendohet se pajisje regjistronte me video dhe audio dhe ishte e vendosur ne zyrën e sekretares së Saimir Tahirit. Prokuroria nisi hetimet por ende nuk është gjetur ndonjë pistë se kush mund ta ketë vendosur këtë pajisje përgjimi.

1 korrik 2016
Një ndër grabitjet me spektakolare në Shqipëri ka ndodhur në 1 korrik të këtij viti. Persona të armatosur kanë arritur të futen në brendësi të aeroportit të Rinasit dhe të vjedhin rreth 1 milionë euro, të cilat ishin lekët e një banke të nivelit të dytë. Report TV publikoi videon e grabitjes dhe momentin kur autorët u futën në brendësi të pistës ku paratë do të transportoheshin jashtë shtetit, por identiteti i tyre nuk u zbulua. Autorët janë futur në brendësi të pistës pa u shqetësuar nga askush dhe brenda pak minutave kanë shkuar kanë marrë paratë dhe asnjë punonjës sigurie nuk ka reaguar. Ngjarja prodhoi një sërë përplasjesh politike, por zbuloi faktin se siguria në Aeroportin e Rinasit ishte minimale nga kompania që ka marrë me konçesion këtë aeroport. Autorët dogjën makinën dhe Policia ende nuk ka identifikuar emrat e atyre që kryen këtë vjedhje të përmasave të mëdha për nga mënyra se si u realizua. Vjedhja detyroi kompaninë private që menaxhon aeroportin që të ndërhyrje për të rritur sigurinë.

24 korrik 2016
Në 24 korrik u vranë dy persona në Vlorë. Një person i armatosur hyri në një pikë bastesh dhe qëlloi me breshëri automatiku, ku mbeti i vrarë Ilir Deromema dhe Dhimitër Cani. Shkak i vrasjes mendohet të jetë hakmarrja, ndërkohë që autorët dogjën makinën dhe ende nuk janë zbuluar.

Gusht-Shtator Kanabisi
Në muajt Gusht shtator dhe tetor të këtij viti ka mbizotëruar debati për kanabisin. Dhjetra aksione Policie kanë bërë të mundur sekuestrimin e qindra tonëve drogë dhe asgjësimin e shumë parcelave. Pavarësisht këtyre aksioneve akuzat ndaj qeverisë se Shqipëria ishte mbjellë e tëra me kanabis vijuan. Planet nga helikpoteri të filmuara nga Report treguan dhjetra parcela që mbilleshin me drogë vetëm pak kilometra larg nga Tirana.

Aksion e policisë ishin të njëpasnjëshme, ndërkohë që disa nga personat që mbillnin kanabis janë kapur nga policia edhe në prani të medias.

Sinkron të arrestuarit në parcelat e kanabisit gjatë aksionit të policisë me mediat
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kërkoi ashpërsimin e dënimeve për ata që kultivojnë dhe shesin kanabis.
 
Tetor 2016
Mes ngjarjeve të rënda kriminale të 2016-s përfshihen edhe grabitjet e karburanteve. Në një përiudhë të shkurtër karburantet në Tiranë, në Lezhë e Sarandë janë grabitur. Fillimisht është zbuluar Geraldo Guci, punonjësi i Gardës së Republikës i cili me armën e shërbimit mendohet se ka vjedhur rreth 4 karburante. Ai është arrestuar nga Policia, por ishte kthyer në makthin e karburnateve për mënyrën se si i vidhte ato. Ai u arrestua në 18 tetor të 2016. Gjithashut gjatë një grabitje në një karburantë në Sarandë u vra 44-vjeçari Artan hoxha. Autor ishte 7-vjecari Arqile Koci, i cili u arrestua pak orë më vonë. Gjithashtu Grabitje me armë ndja karburanteve kanë ndodhur edhe në Lezhë, por famirësisht pa viktima. Kjo ka qënë arsyja që ministry i Brendshëm Sajmir Tahiri të propozonte që gjatë natës të shmangen paratë cash te karburantet
 
Në fundin e muajit tetor dhe në muajin nëntor rikthehen përplasjet mes bandës së Çiços dhe Aliajt. Në 28 tetor i bëhet atentat Andi Mustafarajt, mikut të Elton Çioçs por ai i shpëton sulmit pavarësisht se u qëllua me dy plumba. Në 23 nëntor u vra në Fier Nelgert Pata, i cili ishte mik i Jani Aliajt rivalit kryesor të grupit të Elton Çiços. Ai u qëllua me më shumë se 30 plumba dhe dyshimet e Policisë janë se sulmi u organizua nga miqtë e Elton Çiços. Nelgert Patës iu gjetën edhe dy automatikë dhe mendohet se edhe ai po organizonte një sulm.

3 dhjetor 2016
Një ngjarje e rëndë që tronditi qytetine  ballshit ishte edhe vrasje macabre e teknologut të uzinës Ballsh Shefo duraj. AI u rrëmbye dhe u vra, ndërsa më pas autorët i vunë flakën trupit të tij. Shkak i kësja ngjarje mendohet se është një vrasje para viteve 1990.

22 dhjetor 2016
Viti 2016 është mbyllur me një ngjarje të rëndë. 20-vjecari Aldi Lleshi pasi grabiti një makinë qëlloi ndaj efektive të policisë duke plagosur policin Nikolin Gjergji. U desh një operacion i forcave RENEA dhe FNSH për të arrestuar autorin, ku më herët policia e plagosi në këmbë.

Efekte arrestimi
20 vjeçari u pendua dhe u shpreh se qëlloi ndaj policisë pasi u tremb.
Të dhënat e policisë së Shtetit për vitin 2016 flasin për një rritje të të arrestuarve që kryejnë vepra penale. Krimet më të shpeshta ndaj këtij viti kanë qenë grabitjet, ndërkohë që qindra persona janë arrestuar për kultivimin e kanabisit.
 
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale