900 mijë € në muaj për emigrim ilegal, goditet banda e fuqishme në Kosovë

900 mijë € në muaj për emigrim ilegal, goditet banda e fuqishme në Kosovë

Një operacion i shtrirë në të gjithë Ballkanin, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, Eulexit, Sllovenisë dhe Europol, ka çuar në shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal i cili trafikonte emigrantë të paligjshëm drejt Sllovenisë.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Europolin ka arrestuar 8 persona pjesë e këtij grupi në  Kosovë, ndërkohë që në slloveni janë arrestuar 4 persona të tjerë. Grupi kishte një rrjet të mirëstrukturuar të trafikimit të emigrantëve drejt Sllovenisë nëpërmjet Ballkanit.

Sipas asaj që ka bërë të ditur Europol, gjatë vitit të kaluar ky grup kriminal ka trafikuar rreth 300 emigrantë në muaj, për një tarifë prej 2500- 3000 euro. Mes emigrantëve të trafikuar ka pasur edhe fëmijë, ndërkohë që fitimet nga aktiviteti kriminal i këtij grupi llogaritet të ketë qenë 900 mijë euro në muaj. Gjatë këtij operacioni janë ushtruar kontrolle në 12 banesa në Kosovë dhe në Slloveni, ku janë sekuestruar pasaporta të huaja, 4 armë dhe 19 pajisje telefonike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda

Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda