A do rigjykohet Izet Haxhia? Gjyqtari i '21 Janarit' vendos më 7 qershor

A do rigjykohet Izet Haxhia? Gjyqtari i '21 Janarit' vendos më 7 qershor

Azem Hajdari, Izet Haxhia dhe gjyqtari Besnik Hoxha

Është caktuar data për rigjykimin ose jo të ish-truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Iza Haxhia. Report Tv mëson se Gjykata Penale e Tiranës do të shqyrtojë më 7 qershor kërkesën për rivendosjen në afat të dënimit 25 vite të depozituar nga Izet Haxhia.

Kërkesa për rigjykim e Haxhisë do të shqyrtohet nga gjyqtari Besnik Hoxha, i cili u caktua me short pak ditë më parë. Izet Haxhia ka kërkuar dhe rihapjen e procesit të dosjes “Hajdari”. Një janë më parë, Report Tv zbardhi kërkesën e Haxhisë për hapjen e dosjes "Hajdari", ku ndër të tjera ish-truproja i Berishës shprehej se shteti i kishte dhënë garancinë për rigjykim.

Ndërkohë, 'fati' i Izet Haxhiës është në duart e një gjyqtari të njohur për opinionin publik. Gjyqtari Besnik Hoxha ka shqyrtuar dosje të bujshme në të kaluarën. Besnik Hoxha ka qenë kryesuesi i trupit gjykues në dosjen e 21 janarit, ku ish- komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën të pafajshëm nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve në protestën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • njeri: 25/05/2018 14:04

    I lidhur me krimin dhe bandat qe thot zoti LU ne shkoder.Ky eshte nje nga ato gjygjtaret qe ja vune dinamitin tek shtepia per te mirat qe ka bo ne shkoder me kriminelet dhe pronat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje

Amnistia, 142 të dënuar përfitojnë në IEVP-në Kosovë e madhe në Lushnje