A do ta dekretojë Meta ligjin për Teatrin e Ri? Kreu i Shtetit: S'ndikohem nga asnjë faktor i jashtëm/VIDEO

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar sot ligjin për Teatrin e Ri, i cili ndodhet në tryezën e tij pas miratimit me procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi rreth dy javë më parë. 

Meta tha se po e shqyrton ligjin e mbërritur nga Kuvendi, ndërsa për të hedhur firmën mbi të, ai tha se nuk do ndikohet nga asnjë faktor tjetër, përveç kornizës që i lejon ligji dhe kushtetuese.  

Dua t'ju siguroj që në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tij. 

Ilir Meta, President i Republikës

I gjendur në një tryezë, menjëherë pas fjalës së Presidentit, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka zgjedhur shprehjen e kreut te shtetit, duke thënë së është i bindur se do të triumfojë dashuria dhe qetësia duke i dhënë udhë ndërtimit të Teatrit të ri. "Kam besim se për një teatër të ri do gjendet vullneti", tha Veliaj.

Kuvendi mbyll punimet me 23 korrik, një javë para përfundimit të afatit të dekretit të Presidentit. Më 5 korrik mazhoranca miratoi me 75 vota ligjin për Teatrin Kombëtar pas 12 orë debatesh mes maxhorancës dhe opozitës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
Ligji për Teatrin e Ri, Veliaj: Kam besim te Meta, është njeri konstruktiv 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpreh bindjen se do gjendet vullneti për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Ai shprehu besim te presidenti Meta se do ta dekretojë ligjin. 

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me debatin për Teatrin, kryebashkiaku tha se tashmë ekziston një konsensus i gjerë, si nga grupet e interesit, ashtu edhe nga popullata, mbi nevojën e një godine të re moderne, që plotëson të gjitha kushtet për aktorët.

Unë shpresoj te Presidenti si institucion por edhe si person. Ilir Meta është një njeri jashtëzakonisht konstruktiv, që gjithmonë ka synuar paqe sociale, jo sherr, jo shamatë. Besoj se qetësia dhe dashuria do triumfojë për diçka për të cilën ka konsensus të gjerë politik tashmë te aktorët, te ata që votuan në Parlament dhe te popullata. Siç e tha edhe i madhi Robert Ndrenika, kemi nevojë për Teatër dhe jo muze. Për një Teatër të ri besoj se do gjendet vullneti i mirë. Kam shumë besim. 

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kavaja: 21/07/2018 10:26

    Bile as nga hisenikja e jastekut-shtratit, e cila ndan interes politik me kendo, ndoshta nuk po e ndaka me Meten e Vasilin-trambolinen e saj dhe te Metes. Hbai,nese del keshtu!!

    Përgjigju
  • Qoqja: 18/07/2018 15:24

    DRIDHE LIKE .BOJE TRIKE SE STA MBAN BY... TE DALESH KUNDRA MONIKES SE TI TREDH LO... .

    Përgjigju
  • Populli: 18/07/2018 14:51

    President i Partise Leshit,e konsulton mire Mona,mos u beni merak,o pika qe su bie.

    Përgjigju
  • opinion.: 18/07/2018 13:24

    ky eshte presidenti i te gjitha tradhetive dhe koplot anti shtetit,qe me ps e udb serbe fabrikoj te 97 ten,dhe dihen sa viktima,e deri ne shberje shteti. ky eshte ptesidenti me etni indetiteti x. ky eshte presidenti qe vizitojke serbin ne kohe lufte ne kosove kure serbia kishte enbargo nga amerika e evropa.por serbia u vizitojke vetem nga rudia,kina shtete arabe,turqia e shqiperia e zanun peng ngs ps jo shqiptare. ky eshte presideti fantom qe mbylle syte dhe veshet para tonelata trafi droge nga qeveria rama,dhe para krimeve te tyre te mire organizuara,ku gati qdo dite vrahet e ekzekutohet nga nje e dy tre persona,si shaferi i xhafajt dhe polici me grua ne shkoder,nga mafia rama ps. ky minstriumi meta ka ville disa milionshe ne beograd. kerkimi ne intenet. viila ,apo pallati i iir metes ne beograd.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë