A e dini pse na dhembin nyjet e kockave kur ndryshon moti, ja përgjigjja…

A e dini pse na dhembin nyjet e kockave kur ndryshon moti, ja përgjigjja…

Gjithnjë e më shumë njerëz reagojnë ndaj ndryshimeve të motit. Te disa prej tyre kjo manifestohet nëpërmjet dhimbjeve fizike, të cilat më së shpeshti shfaqen në nyja.

Tani është dëshmuar që shiu ndikon në përkeqësimin e këtyre dhembjeve. Rezultatet preliminare të studimit më të ri kanë treguar që moti me shi shton intensitetin e dhembjeve.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 9.000 njerëz të cilët vuajnë nga dhembje të ndryshme kronike – migrena, dhembje të kurrizit, artriti, problemet me shpinën etj.

Të intervistuarit kanë pasur për detyrë që në nivel ditor të fusin të dhëna mbi simptomat të cilat i ndiejnë në një paisje e cila njëkohësisht i grumbullon të dhënat mbi ndryshimin e motit.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që kur është moti me diell,pjesëmarrësve në hulumtim dhembjet u janë zvogëluar. Mirëpo, kur moti është me lagështi apo me shi, dhembjet bëhen më intensive dhe më të shpeshta.

– Madje te 80% e pacientëve është gjetur lidhja midis motit me lagështi dhe shtimit të dhembjeve. Këto janë gjetje të rëndësishme për hulumtime të mëtejshme – ka thënë autori i studimit, profesori Will Dickson.

Ai shton që njerëzit më shumë ankohen kur është moti me lagështi dhe pak më i ftohtë.

"Pikëpamja ime është që të gjitha janë të lidhura me presionin e ajrit, aq më parë kur është fjala për artritin, sepse kanë ndikim kur nyjat e dëmtuara dhembin me rastin e ndryshimit të presionit", shpjegon profesori Dickson.

"Ajo që njerëzit thonë që mund të parashikojnë ndryshimin e motit në bazë të dhembjeve të tyre, nuk është dëshmuar. Megjithatë, patjetër duhet të ndodhë ndonjë ndryshim që edhe dhembjet të shtohen. Asgjë nuk mund të hetohet që më parë", shton ai.

Ky zbulim është i rëndësishëm, dhe kur të hulumtohet edhe më hollësisht, njerëzit do të mund të harmonizojnë obligimet e tyre në raport me prognozën e motit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli