A e kanë rrahur Blendi Fevziun,
me urdhër të Fahri Balliut?

A e kanë rrahur Blendi Fevziun,<br />me urdhër të Fahri Balliut?<br>
Vite më parë, më saktësisht në vitin 1994, disa persona “të panjohur” rrahën Blendi Fevziun.

Ky i fundit deklaroi atëherë, se u dhunua me urdhër të SHIK-ut.

Por tashmë kanë dalë disa detaje të reja.

Duket se Fevziu është rrahur me urdhër të Fahri Balliut.

Kjo gjë zbulohet nga një debat mes Romeo Karaj dhe Kastriot Myftarajt.

Karaj në një shkrim të botuar pak ditë më parë, thotë se i ka kërkuar falje Fevziut për atë ngjarje.

Kjo, pasi sipas Myftarajt, Karaj ka qenë një nga autorët e rrahjes së Fevziut, me urdhër pikërisht të Fahri Balliut.

“Sa per sqarim, ne lidhje me Fevziun, ai qe i hodhi benzine zjarrit, ishte Fahri Balliu, dhe une e kam sqaruar e i kam kerkuar falje publikisht Fevziut.

Une kam sqaruar gjithashtu se, Fahriu me eshte lutur t’ia thyeja ate kafken idjote Myftarajt, por kurre nuk e mora ne konsiderate kete kerkese te tij, por perkundrazi i kam cuar fjale Myftarajt, qe te ruhej prej tij”, shkruan Karaj.

Arsyet se përse Fahriu ka urdhëruar rrahjen e Fevziut, nuk dihen.

Por, sot ai është shpesh herë, një nga të ftuarit e Fevziut, në emisionet që bën./ TEMA

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive