A i shijoi z. Berisha bukuritë e maleve?

A i shijoi z. Berisha bukuritë e maleve?

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë udhëtimit të tij në malet shqiptare

Fotografitë e Zotit Berisha në një udhëtim në malet e Shqipërisë dhe të Kosovës ishin të bukura. Gjelbërimi dhe natyra e jashtëzakonshme u përcollën përmes tyre në rrjetet sociale. Mesazh i bukur dhe i mirë. Një lider që prej kaq vitesh kontribuon e mendon të bëjë më të mirën e tij me politikën, që ka marrë zemrat e shumë shqiptarëve, ndiqet, dhe çdo mesazh zë vend në zemrat e ndjekësve të tij. Por, bashkë me mesazhet pozitive, në kohë të kohëve, z. Sali Berisha, më shumë se cilido politikan tjetër, nuk kursen edhe mesazhet destruktive: Informacione të pafiltruara nga ndjekës, lajme fake nga portale fake, apo thirrje për shkatërrime.

Më i fundit ishte ai për shkatërrimin e Sheshit Skëndërbej.

Në fakt, persekutimi ynë nga një ndjenjë e fortë shkatërruese që na ka mbërthyer e na mban  në kohë të kohëve, treguar me kompleksin e Rozafës, është një ndjenjë që duhet ta mbajmë nën kontroll të vazhdueshëm, e jo ta zgjojmë sa herë mendojmë për të sulmuar kundërshtarët. Dëshira e individëve për të shkatërruar punën e bërë nga të parët, është një thirrje që mund të gjejë shumë material instiktiv brenda nesh. Atëherë, duhet të bëhet e të ngacmojë për zgjime kjo thirrje?

Mendoj se z. Berisha, nëse me udhëtimin e fundit nëpër male ka bërë rrugën në Valbonë e Dragobi, ndoshta ka kuptuar se vetëm 2 hidrocentrale do t'i japin zhvillim e dritë zonës, janë brenda logjikës; ndërsa, do të kthehej me keq se Lana e kioskave, nëse do të ndërtoheshin mbi Valbonë mbi 14 të tillë siç dëshironte ai me Qeverinë e tij. Pra, në Shqipëri do të ndërtohet, por duhet të ndërtohet sa më mirë e me logjikë në shërbim të njerëzve dhe në mbrojtje të natyrës. Për këtë, një qeveri votohet e një tjetër largohet, nëse puna nuk rezulton e përshtatshme me dëshirat e shumicës së shqiptarëve.

Nëse z. Berisha shëtiste i qetë në bukuritë e bjeshkëve, besoj, se me ajrin e pastër, ka thithur dhe qetësinë dhe stabilitetin që një popull i tërë e dëshiron dhe po punon me mund e sakrifica të vendoset. Me sakrifica po ngrihen bujtinat, rrugët, personeli shërbyes i turizmit, përmirësimi gjithnjë e më shumë i tyre nga kërkesat dhe frekuentimi në rritje. Një shëtitje nëpër male në kohët e qeverisjes së tij, ishte një ëndërr e largët, u vunë baza edhe atëherë, por frika, mungesa e strukturave dhe e eksperiencës, i mbanin ende larg qytetarët dhe të apasionuarit e malit dhe të natyrës. Sot gjërat kanë ndryshuar e janë përmirësuar, falë vullnetit e punës së shumicës së shqiptarëve.

Por duket se z. Berisha nuk i pëlqen Sheshi Skëndërbej dhe me siguri si ai ka të tjerë që ndajnë një ndjenjë të tillë; por z. Berisha, para se të shfaqë qëllimet e tij për ta shkatërruar, të marrë më parë zemrat e sa më shumë shqiptarëve, pastaj të marrë mendjet e tyre e më pas votat. A e duan shkatërrimin e sheshit shumica e qytetarëve të Shqipërisë? Zgjedhjet lokale e të përgjithshme vijnë shpejt e "berishë" të vjetër e të rinj e kanë në dorë të marrin vendimmarrjen e të kontribuojnë se si ta bëjnë qytetin e Shqipërinë më mirë përmes votës. Por deri atëherë, konkurrentët e pushtetit duhet të presin me durim, pa ngjallur panik, apo pa shpalosur plane shkatërruese. Në fushatë, të gjithë do të ishim të interesuar se si e projekton Berisha Shqipërinë e të ardhmes dhe nëse shumë janë dakord me të, e kanë gjithë kohën e duhur e mundësinë për ta votuar.

Deri atëherë, pse nuk punojmë bashkë që të bindim, sidomos të rinjtë, se çdo e mirë materiale e shpirtërore na vjen prej punës, e bukurisë së natyrës. Shqipëria kërkon ende shumë energji, kontribute e djersë për tu përmirësuar. Aspak, për tu shkatërruar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 13/07/2018 17:10

    Shpellari shpellar mbetet. I lindur ne strofka arinjsh derr ariu u rrit e ari do te mbetet.Ariu shkatrron te mbjellat e kryesisht misrin, Berisha shkatrron qendra qytetesh. Qyteterimi i vret syte shpellarit. Ku e gjeti driten ne shpella?

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 13/07/2018 17:06

    Atij me shume do ti shijonte Sharra ose Tufina. Kane "gjelberim" pa fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale