“A jeni dakord t’ju hetohen familjarët”, Kryemadhi: Ata janë hetuar, Vetting-u jo nga ndërkombëtarët

“A jeni dakord t’ju hetohen familjarët”, Kryemadhi: Ata janë hetuar, Vetting-u jo nga ndërkombëtarët

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur për propozimin e fundit të opozitës për një Vetting në politikë, dhe kundërpropozimin e kryeministrit Edi Rama, për një filtër pasuror për politikanët dhe familjet e tyre.

Në një prononcim për Vizion+, Kryemadhi ka thënë se familjarët e politikanëve janë hetuar dhe nuk është problem që të hetohen sërish, pasi sipas saj, nuk është me rëndësi hetimi i tyre, por i politikanëve.

Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju z. Sandri mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve. Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun. Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ja paguan charterat Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri. Ne flasim për taksat e shqiptarëve, flasim për biznesin, shikojmë se si shqiptarët vendosën në radhë për dekodera dhe nuk pyet njeri se sa i kushton kollarja Edi Ramës. Dhe asnjeri nuk e ka hetuar Edi Ramën, as për pasurinë e tij, as për lëvizjet dhe as për familjarët e tij. Vetëm Edi Rama ka baltosur kush i ka dalë përpara rrugës dhe mos u çudisni kur të shihni shumë shpejt që do të baltosë edhe vetë socialistët e tij.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

E pyetur nëse është dakord që Vetting-un në politikë ta bëjnë ndërkombëtarët, Kryemadhi ka dalë kundër, pasi sipas saj, shteti shqiptar është shtet sovran dhe jo një protektorat i shteteve të mëdha.

Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo çka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e Vettingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë. Ne po kalojmë gjyqtarë, të cilët nuk arrijnë të sqarojnë apo të deklarojnë që janë me qindra milionë lekë të padeklaruara, me apartamente etj etj, dhe po heqin gjyqtarë apo prokurorë, të cilët mund të kenë pasur nën hetim po themi familjarë të z. Rama apo njerëz që janë të lidhur me grupin e z. Rama, të cilët po u heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit, për shkak sepse nuk kanë deklaruar një fjalë të viteve ’85, të cilën e ka shitur në varrezë për pjesë këmbimi.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Opozita dhe qeveria janë përfshirë prej 1 jave në një debat të hapur lidhur me Vettingun e politikanëve. Propozimi i kryedemokratit Lulzim Basha, përfshin një kontroll të lidhjeve të politikanëve të lartë me krimin, por kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar pasi sipas Ramës, një procss Vettingu në politikë, që nuk përfshin skanerin e plotë të pasurisë së familjarëve të politikanëve, është i panevojshëm. Ditën e sotme, PD depozitoi në Kuvend amendamentin, që u kundërshtua hapur nga PS. Balla, Felaj e Spiropali kanë thënë se propozimi i PD dhe opozitës nuk qëndron pasi në të nuk përfshihet filtri i kontrollit për pasurinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bicak: 12/09/2018 17:08

    Politikanet te ripen me bixhak po te gjalle ama

    Përgjigju
  • bobi: 12/09/2018 10:57

    ti bejne nderkombetaret se shqiptaret i korruptoni ose i vrisni ju. Politkane te ndyre, su ngopet me te vjedhur kete vend.

    Përgjigju
  • ela: 12/09/2018 08:36

    Po patjeter te hetohen Familjaret ndryshe squhet vetting

    Përgjigju
  • tonin: 12/09/2018 00:06

    kush ta bej,,llalla???

    Përgjigju
  • Fredi: 11/09/2018 23:46

    Kesaj i bijen breket duke ecur dhe thote nuk jane te miat.

    Përgjigju
  • Tironci: 11/09/2018 23:33

    Ik o Mona ik vete me mire para se te vije Spaku qe te spakon ne dysh, Sa me shume del ne TV aq me shume ju neveritesh njerezve.

    Përgjigju
  • hajduti: 11/09/2018 23:09

    jooo nderkombetaret. Ku dine ata si behen vjedhjet. Vetingu duhet te behet nga HAJDUTET per hajdutet. kush ka vjedhur me pak te denohet sipas ligjit ne fuqi. Sepse ligji eshte njesoj per te gjithe (fukarenjte). I shkreti popull .... kur te behen votime prap turruni votoni per "perfaqesuesit e popullit" ska perfaqesim me te mire.

    Përgjigju
  • 3xx: 11/09/2018 22:12

    Perderisa gjyqtaret dhe prokuroret po hetohen nga nderkombetaret, te njejtin filter duhet te perdoret dhe per politikanet. Jo per gje, por meqe jemi te gjithe te barabarte para ligjit. (kuptohet qe dhe ne njerezve te thjeshte do na vije koha per te njejtin vetting)

    Përgjigju
  • Glaukias: 11/09/2018 22:10

    Znj.Kryemadhi shprehet se i janë hetuar familjarët. Kush i ka hetuar ? Pse i janë hetuar ? Nëse janë hetuar, janë hetuar vetëm familjarët e komshijtë e saj apo të gjithë politikanëve ? Ka ndonjë gazetar/e që ia bën këto pyetje ?

    Përgjigju
    • hetuesi: 11/09/2018 23:04

      sigurisht qe i jane hetuar familjaret. u hetua Iliri dhe videoja qe u pa nga te gjithe nuk ishte e vertete. Tani po te dje kerkon demshperblim edhe tja dini per flm qe nuk e ben sepse ju do ta paguani.....

  • bledi 1: 11/09/2018 22:07

    kush ta boje ti me lulin? pse je ne opozite ..... se jeni ne inkriminuar

    Përgjigju
  • Tini: 11/09/2018 21:26

    Frika qe ka Mona nga nerkpmbetaret eshte se ata nuk kompromentohen dot . Shqiperia eshte shtet sovran qe kerkon te hyj ne BE e paster nga korrupsioni dhe krimi i organizuar . Te gjithe majtas dhe djathtas, do hyni ne skanerin e nderkombetareve dhe do dorezoheni tek SPAKU

    Përgjigju
  • Tata: 11/09/2018 21:20

    O MOMIKA CIZMJA KUR ISHIM TE VEGJEL PYESMIN GJYSHET PER BUBULLIMAT NE QIELL DHE ATA NA THONIN :PO SHETIT ZOTI ME GRUAN NE RRUGET ME KALLDREM ME KARROCE .DHE TI THUA TE NJEJTEN PRRALL POR 60 VJET ME VONE .HAP SYT MOJ MONO SE JE OPOZITE DHE VETEM CIXMEN KE DHE TAKEN .

    Përgjigju
  • Gggg: 11/09/2018 21:16

    Hahaha “jo nga nderkombetaret”.... po kush ta beje?? Apo ndonje kusheriri jot ose ndonje militant.... te gjithe politikanet jane kurva....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin