Abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan, zbulohet emri i prokurorit të ri që do të hetojë Xhikën

Abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan, zbulohet emri i prokurorit të ri që do të hetojë Xhikën

Dritan Prenci

TIRANE-REPORT TV mëson se prokurori i dosjes që po heton abuzimet me fondet në autostradën  Tiranë- Elbasan është zëvendësuar. Prokurori i ri që do të hetojë dosjen është Dritan Prenci, ndërsa do të zëvendësojë Elisabeta Imerajn, e cila u emërua në fillim të muajit gusht në krye të prokurorisë së Tiranës nga Kryeprokurorja Arta Marku. (Sot u zëvendësua edhe te dosja Shullazi)

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Prenci që mori drejtimin e dosjes me short, kaloi disa javë më parë vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Dritan Prenci do të hetojë ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika të rikthyer në burg nga Apeli i Krimeve të Rënda pak di të më parë.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Xhika dhe zyrtari tjetër i ARRSH-së, Andi Toma, janë nën akuzë se abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.

Xhika nuk akuzohet vetëm për këtë dosje. Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndon edhe akuza e shpërdorimit të fondeve për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot. Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por në auditin e ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë $.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit