Abuzimi me rrugën Tiranë-Elbasan/ Bie akuza e korrupsionit, Dashamir Xhika kërkon lirinë (Pamje brenda gjykatës)

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen e korrupsionit me autostradën Tiranë-Elbasan. Tashmë dosja, ku pjesë e hetimeve është edhe ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika kalon te Gjykata e Tiranës, ndërsa ndaj bie akuza e korrupsionit. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se tani Dashamir Xhika akuzohet vetëm për shpërdorim detyre. Ndërkohë që ish- kreu i Rrugëve vijon që të kërkojë lirimin nga burgu.

Sot ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca gjyqësore, por prokurorët nuk u paraqitën, ndërsa gjyqtarja Rexhina Memlika shtyri seancën. Xhika ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa Report Tv sjell pamjet ku shfaqet në gjykatë. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e liroi Xhikën më 23 korrik me një vendim që u mor në fshehtësi, por pas apelimit nga prokuroria, gjykata e riktheu në burg në 1 shtator. Megjithatë, Xhika vijon betejën me drejtësinë për liri.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndon akuza e shpërdorimit të fondeve për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot. Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por në auditin e ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë $.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baba Taku: 20/11/2018 18:24

    Pyetje e thjeshte, me cfare i bleu shtepiat, makinat dhe me cfare e justifikon jeten lluksoze ky katunar barbon.... qe deri ne 2008 ishte i papune dhe qe puna e pare qe beri me partine ishte drejtor burgu ku ka vjedhur dhe ka bere korrupsion te papare me lejet dhe transferimet e te burgosurve dhe krimineleve, dhe puna e dyte drejtor i rrugeve , duke vjedhur per familjen hajdute te Ilir Metes dhe per vete...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë