Abuzoi me të mitura dhe i përdori si ‘skllave seksi’, shpërthen vajza e reperit të njohur: Babai im është përbindësh

Abuzoi me të mitura dhe i përdori si ‘skllave seksi’, shpërthen vajza e reperit të njohur: Babai im është përbindësh

Reperi R Kelly dhe vajza e tij Joann

Prej një muaji rrjeti ‘zien’ pas publikimit të dokumentarit “Surviving R Kelly”, i nxorri në pah me prova abuzimet që kishte kryer ndër vite reperi i njohur Robert Sylvester Kelly ndaj shumë femrave. Reperi 52-vjeçar i ka dëtyruar femrat, mes tyre edhe të mitura që të kryejnë veprime nga më të ndryshmet duke i trajtuar ato si ‘skllave seksi’.

Për shkak të këtyre ngjarjeve, në rrjetet sociale personat që janë ofenduar dhe ‘sulmuar’ janë edhe familja e Robert Sylvester Kelly, ndër to vajza e tij 20-vjeçare Joann Kelly. “Daily mail” shkruan se Joann ka bërë një status në rrjetet sociale ku u ka ofruar mbështetjen e saj për të gjitha ‘viktimat’ e babait të saj dhe ka shpjeguar edhe arsyen se përse nuk ka folur prej kohësh për këtë çështje.

Thjesht dua të them disa gjëra. Para se të filloj dua që ta dini se po flas nga zemra, asgjë që them nuk është për të lënduar ose të prekur asnjë palë. Nëna ime, vëllezërit e motrat dhe unë, kurrë nuk do të pranojmë, mbështesim ose të bëhemi pjesë e çdo gjëje negative që ai ka bërë ose vazhdon të bëjë në jetën e tij.

Për njerëzit që mendojnë se duhet të flas / kundër gjithçkaje që po ndodh tani. Unë vetëm dua që ju të gjithë ta kuptoni se fjala e shkatërruar është më e pakta që ndihem aktualisht. Kërkoj falje nëse heshtja ime ndaj gjithçkaje është dukur si pakujdesi. Nuk është aspak qëllimi im. Lutem për të gjitha familjet dhe gratë që janë prekur nga veprimet e babait tim.

Më besoni, kam qenë thellësisht e prekur nga e gjithë kjo. I njëjti përbindësh për të cilin të gjithë ju po përballeni është babai im. E di mirë se kush dhe çfarë është ai. U rrita në atë shtëpi. Zgjedhja ime për të mos folur për të dhe çfarë bën ai është për paqen time mendore. Dhe për shërimin tim,”- shkruan 20-vjeçarja.

Joann është vajza e Andreas, ish-gruas së reperit e cila gjithashtu ka vuajtur dhunën dhe keqtrajtimet e vazhdueshme të R Kelly, deri në momentin që mori vendimin të ndahej nga ai. Reperi i ka mohuar gjithmonë akuzat që janë publike për abuzimet seksuale, e ndërsa avokatja e tij shprehet se Kelly është shumë i stresuar kohët e fundit.

Shkrimi i Joann Kelly

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri