POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Achilles’, maçoku orakull që do të parashikojë ndeshjet e Botërorit 2018

Macja Achiles, që do të parashikojë ndeshjet e Botërorit 2018

Parashikimi i rezultateve të ndeshjeve në Kampionatin Botëror tashmë është kthyer në një traditë në vitet e fundit. Rusia ka zgjedhur një mace të shurdhër të quajtur Ahiles, si parashikuese të fitueseve të ndeshjeve gjatë Botërorit, që nis këtë të enjte.

Rusët thonë se macja e tyre Achilles, ka disa aftësi që nuk i kanë krijesat e tjera. Macja do të përdorë shqisat e saj për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve. Macja orakull banon pranë Muzeut Hermitage të Shën Petersburgut dhe është stërvitur nga ekspertët veterinerë e të tjerë, duke prezantuar ekipet që do të luajnë.

Do të ndjekë sensin e saj dhe do të bëjë parashikimet.

Veterinerja Anna Kondratyeva

Maceja Achilles, do t’i parashikojë fituesit duke zgjedhur një nga dy enët me ushqim, që do të jenë të shënuara me ngjyrat përkatëse të çdo skuadre në një ndeshje. Vendi organizator, duke parë famën që fitoi Oktapodi Paul, i cili gjatë Botërorit të 2010-ës arriti të parashikonte saktë një numër të konsiderueshëm ndeshjesh, mendoi të vazhdonte këtë traditë edhe për Botërorin 2018.

a.me.
Komento

Komente

  • Sulo: 14/06/2018 14:36

    Kurse rro**a ime parashikon qe Grida Duma eshte k....

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/06/2018 23:41

    Shpirt i voshkël sa e mirë që je

    Përgjigju