Adhurues të maceve, mos u
mërzisni, qentë janë më të zgjuar

Adhurues të maceve, mos u<br />mërzisni, qentë janë më të zgjuar<br>
Kafshët shtëpiakë janë të preferuarat tona, ato bëhen pjestari më i ri i familjes, dhe në kontaktin e parë me to, ne dashurohemi menjëherë. Preferencat janë të ndryshme, dikush pëlqen qentë dhe dikush macet, por se kush janë më të zgjuar i përgjigjet shkenca.
Shkenca më në fund ka përgjigje për dilemën e vjetër se kush janë më të mençur: qentë apo macet.

Përgjigja me siguri se nuk është e kënaqshme për personat që i preferojnë macet, por shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se qentë janë më të mençur. Ekipi i shkencëtarëve ndërkombëtarë ka zbuluar se qentë posedojnë më shumë neurone, apo qeliza të cilat i bartin informacionet. Kjo do të thotë se qentë janë më të mirë në procedimin e informacioneve. Studimi i cili është pranuar për publikim në revistën ‘Frontiers’ është kryer nga hulumtues të SHBA-së, Brazilit, Danimarkës dhe Afrikës Jugore.
CNN shkruan se deri së fundmi shkencëtarët kanë qenë të kufizuar vetëm në krahasimin e madhësisë së trurit si mënyrë për ta krahasuar inteligjencën mes specieve të ndryshme.

Por, tani me metodën e lirë dhe të shpejtë të numërimit të qelizave në tru, është më e lehtë krahasimi i inteligjencës mes dy specieve.

Për fund, shkencëtarët tregojnë se macet kanë përafërsisht 250 milionë neurone, ndërsa qentë 429 milionë. Por edhe numri i neuroneve te qentë dallon varësisht nga raca, p.sh., raca e qenve ‘Golden Retriever’ ka përafërsisht 627 milionë neurone.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur