Aeroporti ‘fantazmë’ i Kukësit pushtohet nga ferrat

Aeroporti i Kukësit është kthyer në një dhimbje koke për pushtetin vendor, që nuk po arrin ta mirëmbajë. Gjendja e aeroportit duket të jetë tejet e rrënuar. Teksa pritet të vihet nën funksion, situata e këtij aeroporti është shumë e vështirë dhe pa asnjë zhvillim për përmirësimin e zonës së aeroportit.

Në një kohë kur qeveria po negocion për vënien në efiçencë të aeroportit të Kukësit, ky i fundit është në gjendje të rënduar infrastrukturore dhe kostot e amortizimit janë të larta ndaj duhen investime të reja. Ferrat dhe shkurret kanë depërtuar gati në pistën e aeroportit. Që kur u ndërtua  aeroporti, nuk është vënë asnjë ditë në punë,  ndërsa për kuksianët edhe pse skeptik, vënia në funksion e aeroportit do të thotë zhvillim për zonën.

Objekti shihet të jetë më leverdi për fluturimet loë. Pozicioni mes Tiranës dhe Prishtinës ,shkurton shumë kohën e lidhjes me dy kryeqytetet shqiptare për pasagjerët e mundshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 02/07/2018 21:01

    Mos funksionimi i aeroportit te Kukesit eshte veper e hajdutit Nano ,qe ka firmos kontraten me kriminale me TIAn per aeroportin e Rinasit ku koncensionarit i eshte dhene fuqi absolute dhe mbi shtetin . SPAKU duhet te hapi dosjet per korrupsionin kriminal qe eshte kryer ne Shqiperi me koncensionet ,qe nga Nano , Berisha dhe Rama . Ka dy vjet qe eshte kryer marreveshja me TIAn dhe akoma aeroporti e Kukesit nuk eshte vene ne pune . Ku jane premtimet e Haxhinastos , Dervishajt dhe Gjiknurit . A ka oergjegjesi penale, per ndonje korrupsion qe nuk fillon puna . Pritnim qe Rama ti ipte drejtim puneve por me keq . Kjo klase politike eshte e korruptuar dhe e falimentuar nga ana politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete