Aeroporti i Lukla në Nepal, më i rrezikshmi në botë, 6 aksidente të ndodhura nga 1973-2008

Aeroporti i Lukla në Nepal, më i rrezikshmi në botë, 6 aksidente të ndodhura nga 1973-2008

Aeroporti i Lukla në Nepal

Kanë kaluar ekzaktësisht 10 vite nga aksidenti i fundit ajror në aeroportin e Lukla në Nepal, ku humbën jetën 118 pasagjerë, të apasionuar me aventurën që falin vargmalet Himalaje. Aeroporti i lartësisë ekstreme i ka të gjitha variablet e mundshme; lartësi, male, turbolenca, mot të paqëndrueshëm dhe një pistë ekstremisht të shkurtër. Ai konsiderohet aeroporti me i rrezikshëm në botë.

Aeroporti i Lukla është ndërtuar në majë të kodrës Tenzing, emër i vendosur nga ata që tentuan të parët të ngjiteshin në Everest. Por Himalajet dhe në veçanti Everesti nuk është aventura e vetme. 2846 m mbi nivelin e detit, e gjerë 29 m dhe e gjatë vetëm 527 m, pista e Lukla, një lloj ferri mes malesh, përfundon me një rënie thikë mbi luginë. Këtu është e ndaluar rreptësisht të gabosh.

Aeroporti i Lukla duke filluar nga muaji tetor e deri në muajin prill është mjaft i populluar; në një ditë realizohen më shumë se 35 fluturime. Ai shërben si një bazë dislokimi për alpinistët që dëshirojnë të përballen me majën më të lartë në botë, 8848 m mbi nivelin e detit.

Jo me kot Lukla është konsideruar aeroporti më i rrezikshëm në botë. Për shkak të vendndodhjes së tij, kanë qënë të shumtë aksidentet që nuk kanë kursyer jetë. Mjafton të kujtojmë ato të viteve, 1973, 1991, 1992, 2004, 2005 dhe i fundit në 8 dhjetor të vitit 2008 kur një aeroplan i kompanisë "Yeti Airlines", për shkak të mjegullës, humbi kontrollin dhe u përplas me kodrën. Nga përplasja humbën jetën gjithë pasagjerët. I vetmi i mbijetuar ishte piloti i avionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës