POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Afërdita Dreshaj flet për humbjen e babait: Ishte shumë e vështirë, duhet të realizoja ëndrrën e tij dhe timen

Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj është një nga modelet dhe këngëtaret shqiptare, e cila edhe pse është tërhequr nga tregu vazhdon të komentohet për jetën e saj private dhe për martesën me sportistin çek Jacub Kindl.

Së fundmi ajo u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe njëra prej tyre e ka pyetur: Sa e vështirë ka qenë për ty të realizoje ëndrrat e tua, pa praninë e babait?

Ylli shqiptar ka rrëfyer se e ka pasur të vështirë por mamaja e saj e ka ndihmuar që t’ja dalë mbanë. “Ishte ëndrra e babait tim që unë të bëhesha këngëtare. Kur isha 12 vjeç dhe ai ishte ende gjallë, më çoi që të regjistroja këngën time të parë.

Pasi ai ndërroi jetë, ishte shumë evështirë, por unë duhet t’i tregoja atij që po vazhdoja të realizoja ëndrrën e tij dhe timen. Mamaja ime është gruaja më e fortë në botë, dhe ajo më ka dhënë mbështetje që të vazhdoja,”- është përgjigjur Dreshaj Kindl.

Përgjigjia e modeles Afërdita Dreshaj 

fl.mi.
Komento