Ahmetaj replikon me Tabakun: Po e demonizoni çështjen e PPP-ve, Tiranë-Durrës do të ndërtohet pa asnjë lek nga buxheti

Ahmetaj replikon me Tabakun: Po e demonizoni çështjen e PPP-ve, Tiranë-Durrës do të ndërtohet pa asnjë lek nga buxheti

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka replikuar këtë të enjte me nënkryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, në distancë lidhur me koncesionet e parashikuara në buxhetin e vitit 2019.

Ministri Ahmetaj tha nga foltorja e Kuvendit se opozita po “demonizon” çështjen e PPP-së, pasi sipas tij, çdo investim i qeverisë e tremb mazhorancën. Shifrën e parashtruar nga Tabaku që do të shkojë për koncesione, Ahmetaj e pranoi dhe tha se është e domosdoshme për të përfunduar vepra të rëndësishme infrastrukturore siç është Rruga e Arbrit.

Sa i takon autostradës Tiranë-Durrës, Ahmetaj tha se nuk do shpenzohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Opozita e ka për qejf dhe e demonizon çështjen e PPP-ve. PPP janë transparente. Projektet janë të gjitha transparente në procedurë. Po e patë dje opozitën, ju referua një shifre për koncesionet, PPP, është mbi 2 mld euro. Rruga e Arbrit që ka nisur me koncesion kushton rreth 243 mln euro, çfarë është kjo rrugë? Pse është e domosdoshme? Pse do të duhet të bëhet tani dhe jo pas 20 viteve?

Rruga duhet tani dhe buxheti me fondet e drejtëpërdrejta nuk kishte mundësi ta bënte. Ndaj hymë në Partneritet Publik-Privat. Ajo që tha dje opozita është e vërtetë. Po, janë investime publike në favor të qytetarëve. Po e pyes opozitën, çfarë keni me dibranët që nuk doni t'u bëhet rruga?Çfarë ju bënë? Nuk ju dhanë katër vota në parlament? Nuk ju dhanë se nuk i meritonit. Pse nuk doni që Shkodra të ketë një autostradë më dinjitoze? Kë urreni, Shkodrën që nuk ju dha 7 vota, Lezhën që nuk ju dha 5 vota? Inceneratorët kundër plehrave, apo i doni njerëzit që t'ju mbyten, të vinë si zombi pastaj dhe t'ju votojnë ju nga Azia? Janë shërbime publike.Dalin dhe recitojnë aty koncesione, PPP.

Janë Rruga e Arbrit, që është Partneritet Publik Privat. Me  paratë e buxhetit do bëhej pas 20 viteve, por jo! Do të bëhet tani se i duhet Dibrës, i duhet Shqipërisë. Po do ta paguajë buxheti për 13 vjet, patjetër. Do bëhet patjetër dhe Balldreni, patjetër do të bëhet dhe Thumanë-Kashar. Patjetër do të bëhet dhe Tiranë-Durrës, është arteria kryesore e vendit dhe do të paguhet ndër vite, për 15 vite. Tiranë-Durrës do të bëhet me toll, asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Arben Ahmetaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës