Ahmetaj: Rruga e re 'Kashar-Rrogozhinë' për 15 minuta, opozita e papërgjegjshme

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka vijuar takimet në kuadër të Turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, në njësinë Sinaballaj të Bashkisë Rrogozhinë. Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj tha se në dy vitet e fundit zona ka marrë investime të konsiderueshme dhe do të vazhdojë të marrë.

Ndërsa numri i fermerëve që do të marrin mbështetje financiare nga AZHBR, për herë të parë këtë vit ka arritur në 127 për bashkitë Rrogozhinë e Kavajë, ose rreth 92% e fermerëve që kanë aplikuar.

Kur erdhëm para dy muaj e gjysmë folëm për investimet dhe mbështetjen në bujqësi dhe janë gati pak më pak se 60 fermerë në gjithë bashkinë e Rrogozhinës që kanë dalë fitues në raundin e parë për mbështetje nga AZHBR, pra subvencion nga shteti. Dhe në të gjithë zonën e Kavajë-Rrogozhinës janë gati 127 fermerë që kanë fituar të drejtën për mbështetje. Besoj që është shumë e rëndësishme edhe për punësimin, edhe për ekonominë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në zonën e Rrogozhinës të ketë mbështetje që 60 fermerë të marrin subvencione. Në Kavajë maksimumi 8 veta në vitet e kaluara, deri në 10 veta. Këtë vit 92% e aplikantëve kanë fituar të drejtën për të marrë subvencion, që do të thotë se do të duhet ta shfrytëzojmë për të ndihmuar qytetarët të zgjerohen, të vetëpunësohen, pse jo, një ditë të marrin dhe në punë, dhe mbi të gjitha të kenë mundësi të futen dhe në zinxhirin e prodhimit dhe në zinxhirin e eksportit.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ministri u ndal edhe tek investimet e bëra në infrastrukturë gjatë dy viteve të fundit, dhe atyre të planifikuara për vitin 2019, ku më kryesori është investimi në rrugën Kashar-Rrogozhinë.

Rrogozhina do të përfitojë nga projekti i madh infrastrukturor që është Kashar-Rrogozhinë. Besoj në krye të tre- katër viteve, zona do të jetë krejtësisht ndryshe, sepse Tiranë-Rrogozhinë do të jetë për 15-20 minuta, Rrogozhinë-plazh nëpërmjet Vilë Bashtovës, apo edhe hyrjes në anën tjetër, do të jetë maksimumi 15-20 minuta. Pra, do të jemi nyje shumë e rëndësishme në trafikun e Shqipërisë, por edhe në trafikun komercial të Shqipërisë, por edhe në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të turizmit.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

I pyetur nga banorët sesi e vlerëson sjelljen e opozitës të enjten e kaluar në Parlament, Ahmetaj tha:

Duan të bëjnë punë parlamentare normale? Të diskutojnë për ekonominë, të diskutojnë për drejtësinë, të diskutojnë për infrastrukturën, të diskutojnë për krimin, të diskutojmë për varfërinë, patjetër, ne për atë punë jemi aty. Por të mbërthesh foltoren dhe të bësh si turmë e papërgjegjshme atje, jo. Ne kemi vajtur të votojmë ligjet, na keni votuar për të bërë ligje dhe për të qenë të përgjegjshëm, nuk na keni votuar për të thyer televizorët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 03/06/2018 14:28

    Ky eshte krenaria timonierit , megjithse mesues anglishte po i drejton financat per rrush e kumbulla . Dhe nje te kishim si Ahmetaj minister mund te hynim ne BE qe ne 36 Gusht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët