POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ajola Xoxa publikon foton e parë të vogëlushit Kajan, 2 muaj pas lindjes

Ajola Xoxa me bebin dhe Veliaj

Kanë kaluar dy muaj nga lindja e vogëlushit Kajan dhe mami Ajola Xoxa ka publikuar sot për herë të parë foton e ëmbël të vogëlushit. Në foton e publikuar në Instagram, Ajola shihet teksa mban në kraharor djalin e saj të vogël, i cili ka mbështetur kokën te mami. “Dy muaj me këtë qiell të vogël”, shkruan bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj teksa poston foton e adhurueshme pranë pemës së Vitit të Ri.

Më 6 tetor Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë, pas ardhjes në jetë të Kajan në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Prej asaj dite, postimet e Ajolës kanë qenë të shpeshta në Instagram, më së shumti foto të shkëputura nga momenti i shtatzënisë dhe jo të vogëlushit. Gjithsesi pas postimit të sotëm, na duhet të themi se pritja ia ka vlejtur totalisht. Lexo.al

rr.zh
Komento