'100 fshatrat'/ Rama në Jalë: Universitete të huaja vijnë në Shqipëri, në shtator nis punimet Bypass-i i Fierit

Jalë-Pak javë pas mbylljes së sesionit parlamentar, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të rinisë programin e ri politik të qeverisë nga bregdeti, ku mori pjesë në mbledhjen me të rinjtë dhe pedagogët e Akademisë “100 fshatrat”.

Rama tha se ky projekt ndihmon në zhvillimin në disa drejtime të Shqipërisë rurale. Kryeministri u ndal tek bashkëpunimi i qeverisë me Akademinë, por edhe ai i institucioneve. Rama tha se në këtë projekt do të ketë një bashkëpunim edhe me universitetet e huaja tw cilat do tw marrin pjesw nw kwtw projekt.

Mundësi reale për të çelur një rrugë të re dhe shumë të zhvilluar ndaj qasjes së problemeve të Shqipërisë rurale. Duhet patur parasysh zhvillimi paralelisht i një politike të re që ne kemi lançuar për agroturizmin, për nxitjen e sa më shumë familjeve në Shqipërinë rurale, por edhe të emigrantëve për të kthyer sytë nga mundësia e jashtëzakonshme që i ofron shumëkujt territori i vendit tonë për të zhvilluar ekonominë familjare. Ne besojmë se duke nxitur agroturizmin, do ketë një efekt zinxhir që do të ndikojë mbi zhvillimin rural dhe punësimin e të rinjve në Shqipërinë rurale dhe në kushtet sociale në tërësi. Është një përpjekje që fillon dhe gjeneron energji, shtrin rrugën e zhvillimit, duke dhënë shembuj konkretë dhe inkurajues. Janë 100 fshatra të zgjedhur jo rastësisht, por me vëmendje dhe kujdes nga bashkitë. Ka një ndërthurje të trashëgimisë kulturore, traditave dhe burimeve natyrore. Ka një diversitet, për të krijuar modele inspiruese për të tjerë. Nga ana tjetër është një përpjekje për të ndërthurur sa më shumë role aktorësh të ndryshëm, qeveritarë, ministri, agjenci por edhe universitetin. Akademia është një instrument i rëndësishëm për 1 mijë arsye. Vjen në ndihmë për të plotësuar një boshllëk në territor. Ka mungesë të burimeve njerëzore në terren. Academia sjell një larmi këndvështrimesh, që nga pedagogët deri tek studentët që kanë ide dhe energji. Kjo na jep mundësinë që në një kohë të shkurtër të kemi një numër projektesh dhe skenarë zhvillimi, por edhe bazë kërkimi. Ne do të përfshijmë edhe universitete të huaja në këtë projekt, programi nuk fillon dhe mbaron me afate, është afatgjatë. Ky program, krijon mundësi për të përfshirë shumë të tjerë duke nisur nga universitetet e huaja.  

Edi Rama, kryeministër

Më tej, në fjalën e tij Rama krahasoi vendet e tjera të Bashkimit Europian që kanë të zhvilluar agroturizmin. Rama tha se qeveria dhe akademia po shqyrtojnë të njëjtat mundësi si në Zvicër.

Shumë vende kanë burime financiare të dedikuara për zhvillimin rural. Na duhen burimet e njohjes dhe dijes. Disa komponentë për zhvillimin e dijeve. Jemi duke eksploruar këto mundësi, njësoj si në Zvicër apo Austri. Na duhet një masë kritike e nevojshme idesh, që do konkretizohen në  një fazë paralele. Ky fshat është pjesë e programit. Flas për Vunoin. Ne kemi bërë ndërhyrje në shumë fshatra, këto janë korsi që shkojnë paralelisht me njëra tjetrën, por korsia e akademisë do të vendosë disa prioritete. Kemi shembullin e Portugalisë por ka edhe shembuj të tjerë. Ka shumë forma zhvillimi, si ajo e agrokulturës. Ky është supozimi fillestar i një projekti të tillë. Nuk kufizohet vetëm në 100 fshatra, ka më shumë se 100 fshatra në nevojë në Shqipëri. Shtysa koordinuese e qeverisë duhet të jetë e artikuluar.

Edi Rama, kryeministër

Në fund të fjalës, Rama falenderoi të pranishmit dhe përsëriti premtimin se në muajt shtator-tetor qeveria do të finalizojë kontratën për nisjen e punimeve për Bypass-in e Fierit. Rama iu kërkoi ndjesë për bllokimin që sipas tij pati në Fier për shkak të trafikut të rënduar.

Dua të falenderoj të gjithë ju që erdhët, veçoj ata që erdhën me vonesë, se janë më të lodhur. Ndjesë për bllokimin në Fier, është një gangrenë besoj se do jetë viti i fundit i bllokimit të kësaj rruge në Fier. Besoj se në shtator ose tetor të jemi brenda, ne do të kemi një kontratë të re për të nisur punën e By-Passit të Fierit.

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 19/08/2018 10:27

    ..Fshati e Qyteti..,duhet te fillojne te kene 1 Embleme Shteterore...,Kryetar

    Përgjigju
  • Eri: 18/08/2018 23:06

    Genjeshtar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv