POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksident hekurudhor në Danimarkë, të paktën 6 persona humbin jetën (VIDEO-FOTO)

DANIMARKË- 6 persona kanë humbur jetën dhe 16 kanë mbetur të plagosur për shkak të një aksidenti hekurudhor.

Treni i pasagjerëve që u përfshi në aksident po kalonte në urën e Brezit të Madh në Danimarkë, lidh dy ishujt qendrorë të vendit. Ai u godit nga objekte që ranë nga një tren mallrash, i cili po lëvizte para atij të pasagjerëve në urën që lidhte ishullin e Zelandës me atë të Phoenix-it.

Shkak për tragjedinë ishin erërat jashtëzakonisht të forta që kanë pushtuar Evropën Veriore. Për shkak të kushteve atmosferike, ende është thuajse e pamundur që punëtorët e shpëtimit të afrohen në skenën e aksidentit. 

Erërat e forta që kanë përfshirë Danimarkën, kapin shpejtësinë e 30 metrave për sekondë. Ndërkohë në Finlandë, stuhia ka dëmtuar shtyllat e tensioneve në të gjithë vendin, duke lënë mbi 60 mijë familje pa energji elektrike.

ke.mu./b.ha.
Komento

Komente

  • life: 02/01/2019 19:58

    fajin e ka SALIU!

    Përgjigju