Shkodër, makina përplas çiftin, vdes burri, plagoset rëndë gruaja, arrestohet drejtuesi/ EMRAT

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, pranë fshatit Shtojë.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se Besnik Beci ka humbur jetën dhe gruaja e tij Alketa Beci është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Çifti i bashkëshortëve kanë qënë në këmbë në momentin që janë përplasur nga makina. Drejtuesi i mjetit Gjergj Toni që shkakoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga policia.
(Makina që shkaktoi aksidentin në Shkodër)

Informacioni Paraprak

Me datë 10.06.2018 në orën 22.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin quajtur kthesa Insitutit të Misrit, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen. 

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur shtetas B. B. 53 vjeç dhe është dëmtuar rëndë bashkëshortja e tij shtetesja A. B. 44 vjeçe, të cilët po udhetonin në këmbë. 

Shtetasi Gj. T. 49 vjeç, me mjetit tip Benz me targë AA771SE, ka perplasur dy shtetasit e lartëpërmendur, i cili më pas është larguar nga vendi aksidentit dhe është kapur nga sherbimet e policisë disa metra me tutje dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ku po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


(Makina që shkaktoi aksidentin në Shkodër)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht