Aksident i rëndë në Divjakë, një i vdekur dhe dy të plagosur nga përplasja e dy automjeteve(VIDEO)

DIVJAKË -  Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xengë të Divjakës. 

Mësohet se dy automjete një "Benz" dhe një "Fiat" janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur O.K, 40 vjeç, banues në Fier, ndërsa të plagosur G.B dhe E.A, 38 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes. 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Në datën 27.09.2018, rreth orës 19:25, në fshatin Xengë, Divjakë, shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz", është përplasur me mjetin tip “Fiat, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K. Shtetasi G.B dhe shtetasi E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip "Fiat", ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona ndërmerr veprime ligjore për golin 'fantazmë' kundër Real Madrid në El Clasico (VIDEO)

Barcelona ndërmerr veprime ligjore për golin 'fantazmë' kundër Real Madrid në El Clasico (VIDEO)