Aksident i trefishtë në Berat, plagosen 3 persona (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në fshatin Moravë, në Berat ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20 përgjatë aksit rrugor Berat-Poshnjë, ku janë përplasur tre automjete.

 Mësohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur shtetasi me inicialet Xh.B, A.A, dhe nëna e tij, F.A, 70 vjeçe , të cilët janë dërguar në Spitalin e Beratit dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën. Në aksident, sipas policisë, janë përfshirë një mjet tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, i cili është përplasuar me mjetin tip Volsvagen dhe një automjet tjetër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 11:20 në aksin rrugor Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë u përfshinë në aksident tre mjete.

Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë.

Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere.

Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!