Aksident në aksin Shkodër- Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësoren (Emri)

Aksident në aksin Shkodër- Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësoren (Emri)

Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur aksin rrugor Shkodër- Lezhë, pranë fshatit Kryebushat.

Viktima, një këmbësore e identifikuar si Shpresa Shima, 46vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një autoveturë e drejtuar nga 38-vjeçarja me iniciale A.V..

E aksidentuara ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të goditjes, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Shkodrës.

Ende nuk dihen detaje lidhur me çfarë e ka shkaktuar aksidentin.  

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkoder 

Informacion Paraprak

Më datë 11.12.2018, në orën 08:30, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat, Vau Dejës, ka ndodhur një aksident rrugor, ku mjeti tip Mercedez-Benz, me targë AA908LZ, i drejtuar nga shtetësja A. V. 38 vjeçe banuese në Mëlgushë, Vau Dejës, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. Sh. 46 vjeçe, banuese në Bushat e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Drejtuesja e mjetit është në vendngjarje dhe po shoqërohet në ambientet e D. V. P. Shkoder për veprime të mëtejshme. 

Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës