POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi përplas për vdekje kalimtarin

Foto ilustruese

Një person ende i paidentifikuar ka ndërruar këtë të premte jetë në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Report Tv raporton se këmbësori është përplasur nga mjeti autobus me drejtues me inicialet M.T, 51vjeç.

Këmbësori mësohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa sa i takon fatit të drejtuesit të autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale.

Sakaq, po punohet për identifikimin e këmbësorit. 

a.s.
Komento