Aksident i rëndë në Cërrik, 'Ford'-i përplas për vdekje 40-vjeçaren, ndalohet drejtuesi

Aksident i rëndë në Cërrik, 'Ford'-i përplas për vdekje 40-vjeçaren, ndalohet drejtuesi

ELBASAN - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Nga aksidenti ka humbur jetën një 40-vjeçare me inicialet E.M, banuese në fshatin Banjë. Ora shënontë 08:40 të mëngjesit të kësaj të marte, kur gruaja është përplasur nga një automjet tip “Ford”, me targa AA 562 EC, me drejtues shtetasin I. M. , 57 vjeç, banues në Peqin, teksa ecte në anë të rrugës.

Gruaja është transportuar mënjeherë për në spital por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan 

Informacion paraprak

Reth orës 08:40, në aksin rrugorë Elbasan- Cërrik , në fshati Malasej , Cërrik , duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me targa AA 562 EC , me drejtues shtetasin I. M. , 57 vjec , banues në Peqin, ka aksidentuar, këmsoren shtetasen E.M. rreth 40 vjeçe, banuese në fshatin Banjë.

Shtetasja mënjeherë është transportuar për në spital por për shkak të plageve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv

Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv