Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje një kalimtar (EMRI)

Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje një kalimtar (EMRI)

Pamjet nga vendi i ngjarjes ne Elbasan

ELBASAN-Një person ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë, teksa po kalonte rrugën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së sotme në zonën e njohur si ‘Zaranika’. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është mbuluar me çarçaf.

Viktima është Shaban Kacanaj 55-vjeç banues në lagjen 'Vullnetari' në Elbasan. Policia ka ndaluar menjëherë drejtuesin e makinës tip “Mitsubishi” me targa EL 1631 B që shkaktoi aksidentin me vdekje Ervin Bylyku. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Sot u regjistruan edhe tre aksidente të tjera në TiranëKëlcyrë dhe në Berat me të plagosur, ndërsa në muajt e fundit në vend janë shënuar disa viktima dhe të plagosur nga aksidentet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot